Rama: Po studiojmë mundësinë e përdorimit të kanabisit për arsye shëndetësore

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama realizoi një lidhje me Skype me ‘Zonë e lirë’, ku ka folur rreth situatës aktuale, por ndryshe nga daljet e tjera ishte më i qetë.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë, i pyetur nëse po mendon të legalizojë kanabisin, tha se po studiohet një mundësi e tillë, për përdorimin e kanabisin me leje, siç e kanë disa vende të ndryshme të botës.

 “Jemi të avancuar, por akoma nuk jemi ne kapitullin e fundit. Po studiojmë disa teori, por ende nuk e dimë çfarë do bëjmë. Jemi gati për të legalizuar kanabisin mjekësorë nëse është nevoja.”

Kanabisi mjekësor jepet me recetë nga mjekët si ilaç për sëmundje të ndryshme si dhimbjet kronike, veçanërisht tek të sëmurët me kancer.

Përdorimi i tij lejohet në shumë vende të botës, por FDA, administrata e ilaçeve ende nuk e ka miratuar përdorimin e kanabisit për arsye shëndetësore në shumë vende.

Ndër të tjera, Rama ka treguar sot pse nuk lejohet bërja e testeve në struktura private, duke thënë se analiza bëhet vetëm në laboratorë të certifikuar ndëkombëtarisht.

“Nuk kemi nevojë për këtë ndihmë në këtë formë në këtë moment. Spitalet private janë pjesë e stategjisë sonë për një fazë të dytë nëse nuk do kemi më shtretër në spitale. Testet bëhen në laborator të certifikuar nga autoritetetet ndëkrombëtare, por nëse është nevoja do i përdorim dhe kapacitetin tonë për testuar”, tha kreu i qeverisë.

Më tej Rama tregoi dhe projeksionin e numrit të vdekjeve se sa mund të shkonte numri nëse nuk do kishte masa kufizuese.

“Nëse nuk do kishim marrë masa sot në Shqipëri do kishin 18 mijë të vdekur. Ky është projeksioni i bërë nëse nuk do ishin marrë masa. Kaq thotë shifra, por mund të ishin dhe më shumë, pasi nuk dihej se ç’a do bëhej me virusin”, tha Rama.

Shpërndaje
Share.

Komento