Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Rama për sanitaren: Pyll pa derra nuk ka, por nuk rezultoi e lidhur me mjekët

13:58 14/01/2021
Reading Time: 2 min lexim

Kryeministri Edi Rama deklaron se investigimi nuk nxori lidhje të sanitares me mjekët tek Spitali “Shefqet Ndroqi”.  Ai ka reaguar për ngjarjen e rëndë, ku një sanitare duke u hequr si infermiere mori 8 milionë lekë për t’i shërbyer një pacienteje me COVID-19, e cila më pas ndërroi jetë.

Rama, nga ambientet e reja të Qendrës Shëndetësore nr. 1 në Tiranë tha se e vetmja gjë që e ka ngrohur në këtë ngjarje ka qenë puna e gazetarëve investigativë.

“Realisht e vetmja gjë që më ka pëlqyer apo më ka ngrohur në atë ngjarje ka qenë puna e bërë nga gazetarët investigativë sepse kanë nxjerrë në pah një llum, natyrisht tejet të papërtypshëm por njëkohësisht nuk kanë provuar, përkundrazi, me gjithë investigimin e tyre nuk ka rezultuar që ajo sanitare të ishte e lidhur me mjekë dhe ky të ishte një zinxhir.

Duhet të jetë një kambanë alarmi, për të gjithë dhe në radhë të parë për njerëzit që janë në nevojë që nuk duhet të ndjekin rrugë të tilla sepse ne jemi të gjithë në dispozicion. Patjetër që siç nuk ka pyll pa derra nuk ka asnjë sistem dhe asnjë sektor ku që të mos gjenden fundërrina të tilla që mund të jenë dhe mjekë, por kjo nuk e zhbën punën, gjithë sakrificën dhe madje në këtë rast të pandemisë dhe heroizmin e mjekëve. Disa nga kolegët tuaj kanë humbur jetën dhe faktikisht ju jeni më të ekspozuarit dhe jo vetëm që nuk keni lënë njeri rrugëve apo pa trajtuar përkundrazi keni vënë jetën tuaj në rrezik të përditshme, pavarësisht se të gjithë janë garantuar me mjete mbrojtëse etj. kjo flamë nganjëherë nuk pyet për asgjë.

Besoj që me gjithë këto ndryshime që po bëhen edhe nga pikëpamja e infrastrukturës dhe nga pikëpamja e pagave, dhe në këtë aspekt duhet të ketë përmirësime. Patjetër që nuk do të ndalemi këtu, ne jemi në diskutim për të kaluar në një fazë tjetër me sistemin dhe për të krijuar më shumë pavarësi, administrative nga ana e strukturave shëndetësore dhe për t’iu dhënë mundësi dhe atyre që punojnë më shumë që të paguhen më mirë, me bonuse”, tha Rama ndër të tjera.

Ndërkohë gjatë caktimit të masës së sigurisë për sanitaren e akuzuar Tire Alldervishi, gjykata i ka bërë thirrje Prokurorisë që të thellojë hetimet.

/Gazetareforma.com/

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: covidramasanitarja

Të tjera

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri
Aktualitet

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë që tronditi Tiranën, ku pas më shumë se dy javësh kërkime...

10:55 19/06/2026
Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Para

Ndau leje legalizimi me deputetin, KQZ gjobit shefin e Kadastrës me vetëm 1500 lekë

Lajmet e fundit

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

10:55 19/06/2026
Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English