Gjithandej është duke u shpërndarë fjala se dita e nesërme ka për të qenë e dhunshme pasi do të zhvillohet protesta e opozitës dhe për më shumë këtë gjë e përforcon edhe vet kryeministri Rama.
Duke qenë se kriza në vendin tonë nuk prek më vetëm territorin shqiptar, por edhe atë jashtë, ku ditët e fundit shumë gazetarë italian kanë ndaluar për të marrë të rejat e fundit.
Po flasim për media prestigjioze ku ndër to është edhe RAI1, ku gazetari ka transmetuar një kronikë të shkurtër të asaj që është duke ndodhur dhe asaj që pritet të ndodhë.
Në një mendim të shkurtër të marrë nga kryeministri Rama, ky i fundit thotë se protestuesit e opozitës kanë si synim të djegin parlamentin.
Edhe pse deri më tani pothuajse në të gjitha daljet publike, opozita ka thënë se nuk ka asnjë program dhune dhe se nuk do të ketë akte të dhunshme. Megjithatë mazhoranca dhe policia mendojnë se ka për të pasur ndaj edhe kanë marrë masa, ku mbrëmjen e sotme është rrethuar me tela gjembi Parlamenti.