- Reklamë -spot_img
13.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetRama "ngushëllon" shqiptarët: Çmimin e naftës e kemi të lartë, por taksat...

Rama “ngushëllon” shqiptarët: Çmimin e naftës e kemi të lartë, por taksat i kemi të ulëta

- Reklamë -spot_img

Ditën e djeshme Bordi i Transparencës ka vendosur që çmimi i naftës të rritet me 11 lekë, duke arritur në 258 lekë. Theksojmë se ky është  niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë, kur nafta për pak ditë shkoi rreth 260 lekë.

Por çmimi i naftës në vend ka shkuar 258 lekë për litër, kryeministri Rama tenton të “ngushëllojë” shqiptarët.

Rama pranon më në fund se çmimi i karburantëve në Shqipëri është më i larti në rajon, por mundet ta justifikojë më argumentin se taksat që kemi janë ndër më të ulëtat.

Kreu i qeverisë teksa nga njëra anë pranoi se Shqipëria ka çmimin më të lartë të karburantit në rajon, nga ana tjetër pohoi se vendi ynë ka taksat më të ulëta.

“Është e vërtet, që kemi një çmim karburanti më të lartë se sa të tjerët në rajon. Kjo është e vërtetë! Por ndryshe nga të tjerët në rajon, ne kemi taksat më të ulëta. Sepse ndryshe nga Rajoni ne biznesit të vogël si marrim asnjë lekë. Zero taksë dhe zero TVSH deri në 20 mln xhiro. Ndryshe nga rajoni, vërtetë e kemi më të lartë taksën mbi biznesin e madh, por subvencionojmë 100% energjinë elektrike jo vetëm për familjet, por për të gjithë biznesin e vogël, Këto janë para. Ndryshe nga rajoni ne ju japim para, dhe do jua japim paratë të gjithë shqiptarëve që nuk lëvizin me fuoristrada dhe veturë, por me autobusë”, tha Rama.

- Reklamë -spot_img

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj