Rama në televizionin serb/ Këshilltarja e Haradinaj: Ka zgjedhur medium serb për të sqaruar deklaratat për taksën

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjithmonë e më shumë thellohen problemet mes kryeministrit kosovar dhe atij shqiptar.

Pas gjithë deklaratëve të bëra nga ana shqiptare për Samitin e Berlinit duke e quajtur deri “thashethemexhi” Haradinaj, ka dhënë reagimin e saj edhe këshilltarja e kryeministrit kosovar, Meliza Haradinaj – Stublla.

Këshilltara ka reaguar dhe njëkohësisht edhe e ka kritikuar intervistën e kryeministrit Rama të dhënë në televizionin serb PINK TV.

Rama gjatë kësaj interviste ka sqaruar deklaratat e tij rreth taksës,të cilat sipas këshilltares së Haradinaj: “Kryeministri Rama paska zgjedhur një medium serb nga Beogradi TV PINK për të sqaruar deklaratat e tij rreth taksës dhe Kosovës, pas takimit të Berlinit.

Edhe në këtë intervistë, Rama nuk dështon së ritheksuari se taksa qenka klithmë politike që tash e sa kohë ka bllokuar dialogun me Serbinë, dhe e barazvlerëson veten me Kancelaren Merkel dhe Presidentin Macron – duke thënë që bashkë me ta në Berlin ka avokuar për pezullim të taksës…!”.

Haradinaj – Stublla ka thënë se nëpërmjet temës së taksës dhe diskutimit të saj synohet asgjë më tepër sësa sulmimi i figurës së kryeministrit kosovar.

“Analogjia që po tentohet – duke përdorë taksën si urë lidhëse për të sulmuar ata që korrën fitore epike kundër idesë së ndarjes/korrigjimit/shkëmbimit – është strategji e dështuar, në kohë të gabuar të historisë”, – shkruan Stublla.

Shpërndaje
Share.

Komento