Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Rama ndryshon papritur qëndrim/ Shqipëria mund të shohë për vaksina ruse apo kineze

19:27 02/03/2021
Reading Time: 3 min lexim

Procesi i vaksinimit në Shqipëri po ecën me ritme mjaft të ngadalta dhe sigurimi i vaksinave të miratuara nga vendet perëndimore po bëhet edhe më i vështirë. Kryeministri Rama kishte deklaruara më parë se Shqipëria nuk do i pranonte vaksinat ruse edhe pse ato i ishin ofruar falas. Por ky qëndrim papritur ka ndryshuar. Zëri i Amerikës ka marrë në shqyrtim një deklaratë të Ramës në Bruksel ku u shpreh se Shqipëria mund të shohë edhe për vaksina të tjera veç atyre që ai i quan “burime të dëshirueshme”. Pas refuzimit arrogant që i bëri Rusisë, Rama nuk ka rrugë tjetër veçse të marrë vaksinat e tyre. Këtë herë ndoshta vendi ynë do duhet të paguajë, edhe pse mund t;i kishte marrë falas që më parë duke bërë të mundur vaksinimin e më shumë njerëzve.

Analiza e VOA:

Në përpjekje për të siguruar një mbrojtje masive të popullatës ndaj koronavirusit, Shqipëria mund të shohë edhe për përdorimin e vaksinave kineze apo ruse. Të paktën këtë la të kuptohej dje kryeministri Edi Rama gjatë një deklarate në Bruksel kur tha se vendi i tij po sheh përtej burimeve tashmë të dëshirueshme të vaksinave, ndërsa sot ai nuk e mohoi një mundësi të tillë, por evitoi të jepte shpjegime të mëtejshme. Deri më tani Shqipëria ka bërë mbi 14 mijë vaksina. Autoritetet kanë deklaruar se kanë siguruar një furnzim periodik nga Pfizer & BioNTech, ndërsa Covax njoftoi sot se deri në maj Shqipërisë do t’i jepen 120 mijë doza të vaksinës Astrazeneca.

Në një kohë kur masat shtrënguese nuk po japin efektet e prtishme dhe situata e përhapjes së Koronavirusit vijon të jetë shqetësuese, procesi i vaksinimit mbetet mekanizmi më i sigurt për të luftuar pandeminë.

Kryeministri Edi Rama tha sot se ëndrra dhe ambicia e tij është që “ne të kemi një fushatë intensive vaksinimi për ta lehtësuar maksimalisht sezonin turistik dhe për ta promovuar Shqipërinë si një vend me rrezikshmëri shumë të ulët në raport me virusin, si rezultat i një fushate intensive që do këpusë shumë hallka të zinxhit të infektimit”.

Zoti Rama megjithatë pranoi se gjithshka do të varet nga sasitë e vaksinave që vendi do të mund të garantojë: “Faktikisht është një bast shumë i madh përsa kohë duhen siguruar sasitë e vaksinave dhe nuk është aspak gjëja më e lehtë që mund të bëhet sot, është gjëja më e vështirë”.

E duket se pikërisht vështirësia për të siguruar vaksinat që deri më tani janë miratuar nga autoritetet e specializuara amerikane dhe europiane, mund të çojë Shqipërinë që të hedhë sytë dhe nga prodhimet kineze apo ruse, ndonëse deri pak më parë kjo mundësi ishte përjashtuar.

Dje në Bruksel, ku ndodhej për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Stabilizim Asocimit BE- Shqipëri, çështja e vaksinave, siç pohoi dhe vetë Kryeministri, kishte qenë një temë e diskutuar gjatë. Në konferencën e shtypit me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për politikën e Jashtme, zoti Rama la të kuptohej qartë se po sheh dhe për mundësi të tjera vaksinash. “Edhe pse nuk qe zgjedhja jonë më e mirë, po shohim përtej burimeve tashmë të dëshirueshme të vaksinave”, deklaroi zoti Rama.

Ndërsa sot, i pyetur rreth kësaj deklarate, dhe faktit nëse kishin nisur kontakte konkrete për vaksina kineze apo ruse, kryeministri nuk e mohoi duke zgjedhur të mos jepte shpjegime të mëtejshme. “Do më lejoni të mos bëj asnjë koment”, u përgjigj zoti Rama.

Deri më tani, sipas të dhënave zyrtare Shqipëria ka bërë pak më shumë se 15 mijë vaksina. Mbi 32 mijë doza të Pfizer-it kanë mbërritur në vend, ndërsa pritet një furnizim periodik me disa dhjetra mijëra doza të tjera po të vaksinës Pfizer dhe në muajt në vazhdim.

Sot mekanizimi COVAX njoftoi se deri në Maj Shqipëria do të marrë mbi 140 mijë doza të Astrazeneca-s. Sipas autoriteteve një sasi prej më shumë se 14 mijë dozash të kësaj vaksine pritet të mbërrijë brenda 15 marsit.

 

Etiketa: ramavaksina ruseVaksinimi

Të lidhura

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren
Aktualitet

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në kilometrin e 7-të të autostradës “Ibrahim Rugova”, në segmentin...

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin
Aktualitet

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

Pas tre ditësh kërkimesh, është gjetur i pajetë 71-vjeçari L.G nga fshati Kamenicë. Humbja e tij ishte raportuar nga bashkëshortja,...

21:34 14/05/2025
Para

Zidane pranon dështimin: Nuk ishte zgjidhje e mirë ndryshimi i formacionit të Realit në ndeshjen e kaluar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

21:34 14/05/2025
A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

21:22 14/05/2025
Numërimi i votave për kandidatët në Tiranë

Votat në Tiranë/ PS merr 19 mandate dhe PD 13, ja cilët deputetë shkojnë në Kuvend

21:18 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.