Rama lehtëson masat, zgjat orarin e pazarit dhe lejon lëvizjen me makinë për në punë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar lehtësim të masave shtrënguese, por të cilat do të shoqërohen me penalizime të forta.

Në një komunikim online në Facebook, Rama tha se do të zgjatet orari i lëvizjes për të bërë pazar me 90 minuta.

Më tej ai shtoi, se lëvizja për në punë mund të bëhet edhe me makinë, por nuk lejohet marrja e familjarëve apo pensionistëve.

Për shkelësit do të ketë sanksione, që fillojnë nga heqja e patentës, marrja e makinës, gjoba e deri në heqje lirie.

“Masat lehtësuese që duam të marrin kanë të bëjnë me lejimin e plotë të automjeteve për punonjësit e bizneseve të lejuara në punë, por jo marrja në këto automjete e familjarëve. Nëse personi në fjalë do kapet me familjen do dënohet me gjobë, heqje të lejes së drejtimit, sekuestrim mjeti, deri në heqje lirie. Marrja në makinë e pensinistëvepo ashtu do marrë ndëshkim me disa vite deri në heqje lirie.Do të hapim orarin e lëvizjes për të bërë Pazar, do e cojmë në 90 minuta, kryerja me automjet privat e pazarit do të jetë e mundur por me sansione të forta, heqje e lejes së drejtimt në raste shkeljesh”, tha Rama

Gjithashtu ai paralajmëroi burg për lokalet të cilat thyejnë urdhërin.

”Hapja e lokaleve, trimat e lagjes që nuk rrijnë dot pa pirë kafe. Vazhdon historia, janë shumë pak por janë mjaftueshëm për të na bërë një dëm shumë të madh. Prandaj do dënohet me heqje lirie, heqje patente dhe sekuestrim automjeti, konfiskim çfarë ka brenda saj. Masat bëhen për ata në punë, që mos hiqen njerëz nga puna, nuk bëhet për këta që hapin lokale. Nuk u hap loja këtu, këtu loja u mbyll. Do i mbyllin derës nga mbrapa të institucionit të rehabilitimit shoqëror jo të shtëpisë.”- vijoi Rama.

Numri i të prekurve në vendin tonë nga COVID-19 shkoi në 377, në mesin e të cilëve 21 viktima dhe 116 të shëruar.

Në 24 orët e fundit u shënuan 16 raste të reja, një numër ky i ulët në krahasim me një javë më parë.

Shpërndaje
Share.

Komento