fbpx

Rama: Kontrollorët stresohen me 2000$, çfarë të thonë mjekët? Basha, një kukull!

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ishte i pranishëm ditën e sotme në Dropull të Gjirokastrës. Pezullimi i fluturimeve në aeroportin e Rinasit ishte tema kryesore që Rama diskutoi. Ai bëri fajtor të drejtpërdrejtë Sali Berishën dhe Ilir Metën, sipas së cilës e kanë marrë peng duke e trajtuar vendin si plaçkë. Për Bashën, Rama thotë se heshtja e tij, tregon shumë, që nuk është gjë tjetër veç se një kukull në duart e dyshes Berisha-Meta.

“Si ngrihen pagat? Si ata dje që janë të stresuar se kanë pagat 2 mijë e ca dollarë që nuk punojnë dot. Çfarë mund të thonë mjekët, të dalin dhe të thonë jemi të stresuar të vdesin ata. I meritojnë ata. I japim dhe nga 1 mijë euro në muaj plus se i meritojnë se kanë një stres të jashtëzakonshëm. Çfarë mund të thonë ata që shërbejnë me uniformat blu. Duam paga më të larta ose e lamë fare. Çfarë duhet të thonë mësuesit, mësueset. Nuk ndodh kjo kështu, pse ankohen për pagat në Francë, pse nuk ngrehen firifiu, pse jo në Gjermani. Rriten sipas mundësive. Nëse ti tallesh me popullin, çfarë bën ti. Do ta ulim prodhimin e qumështit dhe do ta rrisim të djathit.

E flasin këta. Një çetë me honxho-bonxhon. Ku është Basha, çfarë mendon për bllokimin e aeroportit, çfarë mendon për pengmarrjen. Vetëm pak javë përpara stërvitjes më të madhe të ndodhur ndonjëherë në NATO dhe në forcat e SHBA. Si mund të bëhet Shqipëria “lolo”, ku duan t’ia dinë ata. Lloj-lloj balte, numrash.

Kukull që i ofrohet njerëzve me fytyrë të buzëqeshur. Sa herë ka prekur një punë ka bërë një dëm. I kujtohet njerëzve që ngeci ora e Tiranës dhe nuk lëvizte. Hesht duke dalë në vatra duke infektuar, thotë do japim kaq mijë euro për këta për atë. Një Xhaferr me kostum nusërie. Nuk votohet Basha, as Saliu, as Monika dhe Berisha”, tha Rama.

Shpërndaje
Share.

Komento