Rama: Kjo është java e fundit e kufizimeve, këto janë aktivitetet që bëjnë përjashtim

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sikundër paralajmëroi, kryeministri Rama mbrëmjen e sotme ka dalë në atë që ai e ka quajtur komunikimi i fundit kushtuar ekskluzivisht luftës me Covid-19.

Ndër të tjera, gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë njoftoi se kjo është java e fundit e masave kufizuese dhe e ndarjes së qyteteve në zona të gjelbërta dhe të kuqe.

Por, Rama bëri me dije se vijojnë të bëjnë përjashtim aktiviteteve sportive, dasmat dhe funeralet, kurse transporti publik do të rrijë mbyllur edhe për pak.

“…Ata që kanë sy por s’duan të shohin nuk munguan por fatmirësisht ata ishin shumë pak dhe përtej fjalëve të kota, fyerjeve nuk u kthyen në thyerje problematike të masave. Kjo është java e fundit për masat kufizuese, me përjashtim të aktiviteteve sportive, dasmave dhe funeraleve.  Transporti publik që do të rrijë mbyllur edhe për pak dhe plazheve që do të bëhet kundrejt rregullave, gjithçka tjetër do jetë si më parë.” 

Kryeministri shtoi se veç rasteve të përjashtuara, gjithçka tjetër do të jetë si më parë, teksa shtoi se sjellja individuale e gjithsecilit nuk duhet të jetë si më parë.

Shpërndaje
Share.

Komento