Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Rama: Ja pse e mbaj sekret kontratën me Pfizer për vaksinën anti-Covid

12:42 19/01/2021
Reading Time: 3 min lexim

Kryeministri Edi Rama ka vënë theksin se përtej dëshirës së tij, bërja publike e marrëveshjes me Pfizer për vaksinat anti-COVID është e ndaluar nga vetë kompania.

Për përforcuar këtë deklaratë, Rama tha se deri tani asnjë vend i Bashkimit Europian apo edhe më gjerë, nuk e ka bërë një gjë të tillë. Madje ai shkoi edhe më tej duke sfiduar gazetarët në konferencë, që nëse do gjenin një shtet që e ka bërë publike, atëherë, Shqipëria do të ishte vendi i dytë.

Rama shtoi se qeveria i ka paratë e nevojshme për të vaksinuar të gjithë shqiptarët.

Kontrata me Pfizer është e mbrojtur në të gjithë botën nga sekreti tregtar, nuk bëhet publike, përtej dëshirës sime. Dëshira ime ishte që ta bëja publike, por kontratat janë kontrata, klauzola është aty. Nëse do të gjeni një vend të BE apo një tjetër që e ka bërë publike, ne do jemi vendi i dytë. Është lehtësisht e verifikueshme se paratë që paguhen për Pfizer nuk mbulohen nga sekreti. Nuk duhet ta ushqeni popullin me këto konspiracioni idiotësie. U mbush kjo botë me lloj lloj marrëzish. Është shumë e thjeshtë: Pfizer ka një kontratë me gjithë vendet dhe asnjëra nuk është publike. Unë këtë nuk e dija dhe thashë që do të bëhet publike në Parlament dhe më thanë që nuk bëhet sepse mbulohet nga sekreti tregtar. Nëse ju gjeni një vend që e ka bërë publike kontratën ne do të jemi vendi i dytë.  I kemi paratë për të vaksinuar të gjithë shqiptarët”, tha Rama, gjatë një konference me gazetarët lidhur me fiskalizimin.

Një reagim i tillë vjen një ditë pasi Kuvendi miratoi tre aktet normative për sigurimin e vaksinës anti COVID. Ky votim në Kuvend u shoqërua me debate të shumta, nga deputetët e opozitës parlamentare, por edhe nga presidenca të cilët kërkonin transparencë. Si rezultati marrëveshjes, deri më tani, Shqipëria ka arritur të sigurojë 500 mijë doza vaksine, teksa procesi i vaksinimit që ka nisur aktualisht në ‘Air Albania’ po bëhet me vaksina të dhuruara nga një vend mik.

Ndërkohë, Kryeministri Edi Rama ka reaguar përsëri lidhur me deklaratës së Ambasadës Franceze në Tiranë, e cila është shprehur e habitur me reagimet e kryeministrit në lidhje me kritikat që i ka bërë BE-së, duke mos lejuar shpërndarjen e vaksinave për vendet e Ballkanit.

“S’kam bërë asnjë sherr me BE dhe s’më ndalon askush të jap opinionin tim. Shembulli im është OBSH, merreni se çfarë ka thënë për shpërndarjen e vaksinës, ka shkuar më larg se unë dhe ka thënë jemi në një katastrofë morale për njerëzimin. Unë s’mund të flas në emër të të gjithë njerëzimit, por nëse e shikoni të paarsyeshme që unë si kryeministri juaj të ngre zërin për ju, më vjen keq, por s’mendojnë si ti shqiptarët.

Fakti që ne s’jemi anëtarë të BE-së na bën që të rrimë me gojën mbyllur përpara një fakti të tillë. Është i qartë, unë nuk jam kryeministër i një vendi të BE por jam evropian, të paktën njësoj sa ata që flasin në emër të BE. Qenien time evropiane se ndryshon dot askush, as nëse jam kryeministër apo qytetar i lirë i këtij vendi që kam një zë.

 

Për dashurinë time për Francën dhe respektin unë mund të garoj me një francez dhe me ambasadoren. Vendimi i BE-së është i gabuar, ata gabojnë ne gabojmë. Ne kemi të drejtë të themi kur gabojnë me ne. Këtu është fjala për të mbrojtur njerëzit, dinjitetin.

Për të garantuar mbrojtjen e njerëzve se kam gjuhën e nënës për ta vënë në gjumë, pse shqetësoheni keni  frikë se mos mërzitet BE. Dhe po të mërzitet ku është problem nëse kjo është e vërteta.

U la që të lihen jashtë aksesit në vaksinë vendet e rajonit. Ti ke hallin e BE-së tani, si duket kryeministri yt në sy të BE, kur thotë ndonjë gjë në sy të BE apo ke hallin që gjyshi dhe gjyshja jote të vaksinohet sa më parë?”, deklaroi Rama.

/Gazetareforma.com/

Etiketa: covidramavaksina

Të tjera

25-vjeçari shqiptar gjendet i vrarë me plumb në kokë në Itali, trupin e kishin mbuluar me rërë
Kryesore

25-vjeçari shqiptar gjendet i vrarë me plumb në kokë në Itali, trupin e kishin mbuluar me rërë

Një 25-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë pasditen e së premtes në Itali, në një zonë rurale në Santa Vittoria...

10:00 21/02/2026
Gjykata e Lartë lë në fuqi arrestin me burg për Erion Veliajn
Aktualitet

Gjykata e Lartë lë në fuqi arrestin me burg për Erion Veliajn

Gjykata e Lartë e Shqipërisë ka rrëzuar këtë të premte rekursin e paraqitur nga Erion Veliaj, duke lënë në fuqi...

14:09 20/02/2026
Para

Biznesi online/ Rama: Duam edhe një mandat ta përfundojmë fiskalizimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

25-vjeçari shqiptar gjendet i vrarë me plumb në kokë në Itali, trupin e kishin mbuluar me rërë

25-vjeçari shqiptar gjendet i vrarë me plumb në kokë në Itali, trupin e kishin mbuluar me rërë

10:00 21/02/2026
Gjykata e Lartë lë në fuqi arrestin me burg për Erion Veliajn

Gjykata e Lartë lë në fuqi arrestin me burg për Erion Veliajn

14:09 20/02/2026
Ambasadori i BE: Të ndalen sulmet ndaj gjyqësorit, politika të mos ndërhyjë në drejtësi

Ambasadori i BE: Të ndalen sulmet ndaj gjyqësorit, politika të mos ndërhyjë në drejtësi

13:57 20/02/2026
Protesta e opozitës në 18:00 para Kryeministrisë, Policia e Tiranës refuzon autorizimin dhe paralajmëron rrezik për dhunë

Protesta e opozitës në 18:00 para Kryeministrisë, Policia e Tiranës refuzon autorizimin dhe paralajmëron rrezik për dhunë

12:19 20/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.