Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në zyrën e Kryeministrisë Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskyy në vizitën e tij të parë në Shqipëri.
Sot do të zhvillohet dhe Samiti i përbahskët “Ukrainë – Europa Juglindore” në Tiranë.
Rama ka publikuar pamjet nga takimi me Zelenskyy-n. Pasi bënë një foto, Rama i tregoi Zelenskyt zyrën e tij dhe më pas i dha një dhuratë.
Dhurata ishte pikërisht libri i kryeministrit me mbishkrimin sipër ‘Edi Rama’, ku shfaqeshin në kopertinë dhe skicat e njohura të tij.
Pas takimit, dy zyrtarët do t’i bashkohen samitit në nder të Ukrainës, që do të mbahet në Pallatin e Kongreseve.
“E dinë të gjithë, veç prokuroria jo”/ Babai i Ervis Martinajt: Djali im u ekzekutua në Durrës
Babai i Ervis Martinajt, Mustafa Martinaj, është paraqitur në GJKKO për të dëshmuar në procesin për pronat e të birit...








