Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Rama fluturon për dasmën e Soros Jr., Shqipëria pa kryeministër në 34-vjetorin e PS-së

19:39 12/06/2025
Reading Time: 3 min lexim

Edi Rama është larguar sërish nga Shqipëria. Ndalesa e radhës: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në dasmën e Aleks Soros, djalit të miliarderit George Soros, që martohet më 14 qershor me Huma Abedin. Ndërsa vendi përballet me kriza të shumta dhe shqiptarët përpiqen të mbijetojnë, kryeministri ndjek jetën e luksit dhe rrethet që i garantojnë pushtet, influencë dhe mbështetje ndërkombëtare.

As këtë 12 qershor, Rama nuk ka bërë përjashtim. Teksa Partia Socialiste shënon një përvjetor të rradhës që, të paktën për sy e faqe, mund të shërbente për reflektim, ai ka zgjedhur sërish të mos jetë. Jo për ndonjë arsye shtetërore apo emergjencë kombëtare, por për të qenë i pranishëm në një ceremoni martesore luksoze, të organizuar në qarqet më të larta elitare globale. Asnjë aktivitet, asnjë mesazh për partinë që drejton prej më shumë se një dekade – vetëm një tjetër shfaqje e përçmimit të zakonshëm ndaj vendit dhe përgjegjësive.

E njëjta sjellje që ka shoqëruar çdo dalje të tij jashtë vendit. Me charter luksoz, i shoqëruar nga sigurime private dhe një skuadër zyrtarësh të administratës, Rama udhëton nëpër botë me paratë e po atyre shqiptarëve që detyroi të largohen, që sot jetojnë me borxhe dhe i dërgojnë të afërmve të tyre remitanca për të mbijetuar.

Në nëntor të vitit të kaluar, një tjetër vizitë në SHBA u justifikua me një takim me diasporën, ndërsa në të vërtetë u zbulua se kishte shkuar për ditëlindjen e Aleks Soros dhe për të ndjekur një ndeshje basketbolli të NBA-së me bileta që arrinin deri në 8 mijë dollarë. Asnjë transparencë për kostot. Asnjë llogaridhënie për shpenzimet. Asnjë reflektim për paradoksin që krijohet kur kryeministri i një vendi të varfër investon energjinë e tij në qejfe personale.

Në vend që të përballet me realitetin e hidhur të shqiptarëve, ku 24% e familjeve marrin borxh për të blerë ushqime dhe 23% për të përballuar shërbime shëndetësore, Rama i zhytur në luks shfaqet i shqetësuar vetëm për marrëdhëniet me Sorosët dhe axhendat e tyre.

Takimet elektorale me diasporën janë kthyer në paravan për këto udhëtime. Në Londër, Athinë, Milano apo Selanik, qeveria ka mobilizuar një ushtri zyrtarësh për të siguruar pjesëmarrje në aktivitete që nuk kanë asnjë lidhje me shtetin, por vetëm me Partinë Socialiste. Kryebashkiakë, deputetë, drejtues institucionesh – të gjithë udhëtojnë me buxhetin e shqiptarëve, ndërkohë që në Shqipëri pensionistët jetojnë falë ndihmës nga fëmijët emigrantë dhe studentët largohen për një të ardhme më të sigurt jashtë vendit.

E gjithë kjo është bërë pjesë e një skeme ku fushatat elektorale financohen në mënyrë të tërthortë me fondet e shtetit. Ambasadorë të emëruar politikisht janë kthyer në agjentë elektoralë të PS-së, duke organizuar takime partiake në emër të shtetit shqiptar, një shkelje e ligjit që dënohet me burg, por që ende nuk ka sjellë asnjë reagim nga institucionet e drejtësisë.

A ka turp kjo qeveri?

Ndërsa shqiptarët përpiqen të mbijetojnë, Edi Rama zgjedh dasmat, festat dhe lukset. Sepse për të, hallet e vendit janë vetëm një sfond i largët. Ai bën atë që di më mirë; të ndjekë interesat e veta. Dhe këtë nuk e fsheh. Nuk e ka fshehur asnjëherë.

Etiketa: alex sorosedi ramareformaeditorial

Të lidhura

EVU Albania sjell për herë të parë Crash Test Live në Sheshin “Nënë Tereza”
Aktualitet

EVU Albania sjell për herë të parë Crash Test Live në Sheshin “Nënë Tereza”

Për herë të parë në Shqipëri, shoqata “EVU–Albania” organizoi një ngjarje të pazakontë në sheshin “Nënë Tereza”, duke sjellë për...

17:41 13/06/2025
Zjarr në lagjen ’30 Vjetori’ në Berat
Aktualitet

Zjarr në lagjen ’30 Vjetori’ në Berat

Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një zonë me shkurre dhe ferra në lagjen “30 Vjetori” të qytetit të...

17:29 13/06/2025
Para
Horoskopi sot: 9 Qershor 2025

Horoskopi sot: 13 Qershor 2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

EVU Albania sjell për herë të parë Crash Test Live në Sheshin “Nënë Tereza”

EVU Albania sjell për herë të parë Crash Test Live në Sheshin “Nënë Tereza”

17:41 13/06/2025
Zjarr në lagjen ’30 Vjetori’ në Berat

Zjarr në lagjen ’30 Vjetori’ në Berat

17:29 13/06/2025
Gjykata jep masën e sigurisë për 31-vjeçarin që vrau kushëririn në Dibër

Gjykata jep masën e sigurisë për 31-vjeçarin që vrau kushëririn në Dibër

17:17 13/06/2025
Nga bashkia në burg, nga burgu në Tik-Tok: Një shkatërrim që poston vetveten

Nga bashkia në burg, nga burgu në Tik-Tok: Një shkatërrim që poston vetveten

17:14 13/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.