Në seancën e sotme plenare ku po zhvillohet mocioni për çështjen e “Mc Gonigal”, Berisha ka ‘shpërthyer” në akzua ndaj kryeministrit Edi Rama. Berisha u shpreh se Rama ka frikë të përballet për çështjen “Mc Gonigal”, dhe se ai ka kryer krime të shuma kombëtare deh ndërkombëtare. Ndër të tjera nuk kanë munguar dozat e ironisë nga Berisha, ku evidenton faktin se Rama është ulur mes grupit parlamentar duke lënë karrigen e tij.
“Je nën hetim, ke kryer krim. Sa do të mbajë imuniteti diplomatik, por do bëjmë gjithçka që të ta heqim atë. Që në fillim më duhet të theksoj se skena e këtij parlamenti sot është më e veçanta në tërë historinë e tij. Aty ku është karrigia e kryeministrit, aty qëndron sot Charles McGonigal. Ai që duhej të ishte aty, është iluziv, sepse i ka hyrë lepuri në bark dhe ka një frikë të tmerrshme nga ajo që i ka bërë vetes së tij. Atë nuk e zë vendi vend, se ka kryer krime të shëmtuara, kombëtare dhe ndërkombëtare. Ai sot, mirë është të sillni një barrelë këtu, sepse i ka rënë fuqia te këmbët. Ai sot bëri mirë që nuk doli aty, se nuk ka si të paraqitet para shqiptarëve me krimin e shëmtuar transatlantik që ka kryer. Jam këtu për një seri pyetjesh, janë 13, por duhet të jenë 130, të cilave duhet t’u përgjigjet komisioni hetimor parlamentar. Pa marrë përgjigje këto pyetje, Shqipëria do ketë kaos dhe vetëm kaos. Përgjegjësia do bjeri mbi atë, që ka ulur sot në vendin e vet, tradhtarin e SHBA, vrasësin me pagesë të opozitës shqiptare, Charles McGonigal. Është e pashembullt në histori, që një vend partner të rekrutojë kryezbuluesin e një vendi që udhëheq botën e lirë, që udhëheq NATO-n dhe është udhëheqësi kryesor i paqes dhe sigurisë mbi tokë. Është e pashembullt që një kryeministër të vërë në dispozicion të tij, të gjithë shtetin, për të bërë luftën më monstruoze, më të turpshme kundër pluralizmit dhe opozitës. Ke kryer krim në SHBA. Prokurori i Përgjithshëm i SHBA tha se kush paguan punonjësit tanë për interesat e tyre, cenon sigurinë tonë kombëtare. Ndaj, hiq çdo iluzion, je nën hetim, ke kryer krim. Sa do të mbajë imuniteti diplomatik, por do bëjmë gjithçka që të ta heqim atë. Ti ke vazhduar me McGonigal sistemin e gjobave 20 përqind që ushtroje me pasion të çmendur”, shprehet Berisha.