Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Rama, Arjeta Puca dhe miku izraelit Yeffet: Skandali i monopolit të armëve që kthen mbrojtjen në biznes privat

21:25 19/08/2025
Reading Time: 3 min lexim

Në Shqipëri çdo projekt qeveritar duket se ka të njëjtin skenar: përfshihen gjithmonë emra të lidhur me korrupsion, me afera të pista dhe me marrëdhënie të dyshimta që përbëjnë rrezik për shtetin. Pas koncesioneve të shëndetësisë, pas tenderëve klientelistë e PPP-ve që kanë rrjepur shqiptarët, tani është radha e industrisë së mbrojtjes, një fushë strategjike e vendit, të përfundojë në duart e klientelës së Edi Ramës.

Në qendër të kësaj historie që shpaloset hap pas hapi, janë dy emra: Arjeta Puca dhe Ron Yeffet. Puca, e promovuar gjatë si shembull i sipërmarrjes së suksesshme “Made in Albania”, në fakt nuk është veçse një figurë e nxjerrë nga vetë kryeministri për të shërbyer si fasadë. Ajo shiti 49 për qind të aksioneve të kompanisë së saj Timak për një shumë qesharake prej vetëm 490 eurosh. Blerësi? Izraeliti me pasaportë shqiptare Ron Yeffet, një personazh me një të kaluar të mbushur me dyshime, që tashmë shfaqet si “sekseri i privilegjuar” i Ramës.

Vetëm pak javë pas këtij transaksioni absurd, më 4 gusht, shteti bashkoi forcat me Timak për të krijuar Timak Defence, kompaninë që tashmë ka monopolin e prodhimit dhe përshtatjes së mjeteve të ushtrisë, policisë, gardës dhe emergjencave civile. Pra, monopolin e mbrojtjes së vendit, Rama ia dorëzon një biznesmeni të huaj me një histori të dyshimtë e me lidhje të forta klienteliste. Vendi ku ushtron aktivitet kjo kompani është po ai ku ndodhej televizioni News 24, i nxjerrë me forcë nga policia vetëm pesë ditë pas themelimit të Timak Defence. Rasti është aq skandaloz sa nuk lë vend për interpretime: për shtetin ka vend vetëm për miqtë dhe projektet e tyre, ndërsa të tjerët largohen me dhunë.

Ron Yeffet nuk është i panjohur. Ai u përpoq të hynte si aksioner në Air Albania, bleu një pjesë të kompanisë për ta braktisur pas pak javësh, është denoncuar nga Arben Ahmetaj se Rama i kishte kërkuar t’i shiste borxhin publik privatisht, dhe tentoi madje të përvetësonte truallin e ambasadës shqiptare në SHBA për ndërtim kullash rezidenciale. Në Senegal, i njëjti person kishte marrë 10 mijë metra tokë në bregdet falë miqësisë me presidentin Macky Sall, por kontrata u anulua nga qeveria e re si aferë e pastër korruptive. Pra, në vende të tjera ky lloj biznesmeni përjashtohet; në Shqipëri jo vetëm që gjen strehë, por shpërblehet me monopolin e industrisë së mbrojtjes.

Në këtë mes, Arjeta Puca mbetet vegla e përdorur nga pushteti. Ajo u promovua si sipërmarrëse e suksesshme, por në fakt është lidhur me klanin turk “Timak-Erdogan” dhe me interesat e errëta të Ramës. Ligji i vitit 2024 i dha shtetit të drejtën për të ngritur kompaninë shtetërore Kayo sh.a., por gjithçka u hap me qëllim që 85 për qind e aksioneve të kalonin në duar private, për 99 vite, pa taksa. Ata që përfitojnë do të jenë oligarkët e miqtë e Ramës, ndërsa shteti do kënaqet me thërrimet, vetëm 15 për qind.

Ironia e gjithë kësaj është se industria e mbrojtjes, që duhet të jetë ndër më të mbrojturat dhe transparente, është kthyer në pronë private të individëve me skandale ndërkombëtare, të cilët as nuk kanë aftësi teknike për prodhim, por do importojnë mjete e municione dhe do i shesin shtetit me çmime të fryra. Pra, në vend që mbrojtja e Shqipërisë të jetë një sektor i pastër strategjik, ajo është dorëzuar tek njerëz që kanë bërë karrierë me sekserizma, afera dhe përfitime mbi kurrizin e popullit.

Kujt ia ka dorëzuar Rama mbrojtjen e vendit? Miqve të tij me biografi të errët, klientëve që vijnë nga afera ndërkombëtare, njerëzve që në vende të tjera refuzohen, por në Shqipëri nderohen me kontrata miliardëshe. Ky është realiteti ku ndodhet vendi, i drejtuar nga një qeveri që nuk di të bëjë asnjë projekt pa përfshirë njerëz të lidhur me korrupsionin. Dhe sot, janë pikërisht këta që do mbrojnë Shqipërinë. Në duart e kujt jemi?

Etiketa: arjeta pucaarmetedi ramaizraelitreformaeditorialron yeffettimaktiman defence

Të tjera

Përdoren si vrasës me pagesë/ Suedia ul moshën e dënimit penal në 14 vjeç pas rritjes së krimeve nga fëmijët
Bota

Përdoren si vrasës me pagesë/ Suedia ul moshën e dënimit penal në 14 vjeç pas rritjes së krimeve nga fëmijët

Suedia do të ulë moshën minimale të përgjegjësisë penale nga 15 në 14 vjeç, njoftoi kryeministri Ulf Kristersson më 9...

00:00 10/09/2025
Finalja e parë drejt Botërorit! Shqipëria sfidon Letoninë në “Arenën Kombëtare”
Kryesore

Finalja e parë drejt Botërorit! Shqipëria sfidon Letoninë në “Arenën Kombëtare”

Ëndrra për një vend në Kupën e Botës 2026 nis sot për Shqipërinë, që zhvillon “finalen” e saj të parë...

21:09 09/09/2025
Para
Horoskopi ditor, e Dielë 13 Tetor 2024

Horoskopi: 20 gusht 2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Përdoren si vrasës me pagesë/ Suedia ul moshën e dënimit penal në 14 vjeç pas rritjes së krimeve nga fëmijët

Përdoren si vrasës me pagesë/ Suedia ul moshën e dënimit penal në 14 vjeç pas rritjes së krimeve nga fëmijët

00:00 10/09/2025
Finalja e parë drejt Botërorit! Shqipëria sfidon Letoninë në “Arenën Kombëtare”

Finalja e parë drejt Botërorit! Shqipëria sfidon Letoninë në “Arenën Kombëtare”

21:09 09/09/2025
Nepali në flakë: Gruaja e ish-kryeministrit digjet e gjallë mes revoltës së popullit

Nepali në flakë: Gruaja e ish-kryeministrit digjet e gjallë mes revoltës së popullit

20:55 09/09/2025
Nepali shpërthen në revoltë: Protestat e të rinjve rrëzojnë qeverinë, censura nuk ka më vend

Nepali shpërthen në revoltë: Protestat e të rinjve rrëzojnë qeverinë, censura nuk ka më vend

18:02 09/09/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.