Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“RAI 2” për Shqipërinë: “Drogë, vota të blera e protesta”

14:09 24/03/2019
Reading Time: 3 min lexim

Një grup xhirimi të “TG2”, kanë bërë një reportazh të shkurtër për trafikun e armëve dhe drogës pjesë e rubrikës “Dossier” në Rai2.

Reportazhi zgjat 47 minuta dhe mban titullin “Shqipëria rajoni 21-të i Italisë” i përgatitur nga gazetari Leonardo Zelino.

Reportazhi fillon me Iglin nga Shijaku, që flet me shpinë dhe tregon një kallashnikov dhe një sasi droge, të cilat trafikohen më pas drejt Italisë. Ai tregon mënyrën se si shkojnë në Itali, ndërsa tregon dhe një armë, për të cilën thotë se përdoret për të mbrojtur plantacionet e marijuanës, por edhe për të vrarë njerëzit nëse është e nevojshme. Ndërsa drogë, plotë 10 kg e mban në shtëpi që ta provojnë klientët.

Reportazhi bën më pas një histori të shkurtër të Shqipërisë, vendit të shqiponjave që pas rënies së regjimit komunizmit nisi të çonte emigrantë në brigjet italiane përmes Adriatikut, për tu kthyer më në rrugë trafiqesh, që nis me cigaret dhe vazhdon me trafikun e drogës.

“Nëse kontrabanda mori një goditje të fortë në vitet 2000, trafiku i drogës nuk është ndalur asnjëherë madje Adriatiku është bërë autostrada e trafikantëve. Sipas raportit të Europol 2017, Shqipëria është laboratori kryesor për kultivimin dhe trafikimin e marijuanës. Për kontinentin e vjetër ajo është një lloj Kolumbie e drogës”,- citohet në reportazhin e Rai2.

Në luftë me kanabisin përmendet operacioni i ndërhyrjes së policisë në Lazarat, gjë e cila ndonëse e largoi që aty, bëri që kultivimi të përhapjen në gjithë territorin e vendit. Për rezultatet e arritura ka folur edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu sipas të cilit shifrat e 2018-ës janë më të mirat e 30 viteve të fundit. Veliu thotë se janë gjetur vetëm pak plantacione ndërsa janë bërë qindra orë fluturime së bashku me GDF dhe janë gjetur vetëm 600 rrënjë të kultivuara.

Më pas gazetari italian i ka shkuar në zyrë ish-kryeministrit Sali Berisha. “Doktori” thotë ai hodhi poshtë shifrat e kreut të policisë. “Importi i bananeve është dhjetëfishuar. Brenda kontenierëve të bananeve ose ka banane, ose ka diçka tjetër” – thotë Berisha. Sipas tij “nëse plantacionet në fusha janë pakësuar janë shtuar ato në sera pasi çdo javë tonelata të tëra shkojnë në Itali, ose në Turqi për tu shkëmbyer me heroinë, apo Greqisë”.

Ndërkohë citohen edhe autoritetet italiane të cilat thonë se shqiptarët kanë marrë lidershipin e drogërave të forta në Europë.

Më pas gazetarët rikthehen në Shijak, zonën që e konsiderojnë se vendin e “Avdylajve: një grup kriminal që u godit pak pas zgjedhjeve të 2017-ës. Dossier nxjerr në pah edhe përgjimet e prokurorisë për vëllezërit Avdylaj që tekefonohen nga kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako për ta falënderuar për votat e mbledhura në zgjedhje.

Më pas njeriu që kanë zgjedhur, trafikanti i drogës igli thotë se me drogë bëhen para dhe me para blihen vota. “A ndodhi kështu në zgjedhjet e fundit? Kështu do të ndodhë edhe në zgjedhjet e ardhshme” – thotë ai.

Dokumentari përqendrohet më pas te protestat e opozitës, largimet e ministrave të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe Fatmir Xhafaj për shkak të problemeve të familjarëve, por edhe akuzave për drogën.

“Zgjedhjet u blenë. Raporti i ministrave teknikë përpara zgjedhjeve të fundit, thonë këtë gjë. Tani ka prova të prokurorisë që këtë e bëri qeveria e Partisë Socialiste me bashkëpunimin me bandat kriminale. Nuk mund të ketë stabilitet pa demokraci dhe shtet të së drejtës” – thotë Lulzim Basha.

Më tej citohet edhe kryeministri Rama: “Rregullat në demokraci janë të qartë. Është sovrani, populli që është ligji, ka një mandat për ta respektuar dhe nuk mund të vihet në diskutim nga minorancë që ka të gjitha të drejtat të diskutojë se çfarë mendon, or nuk ka të drejtë të imponojë asgjë” – i përgjigjet kryeministri Edi Rama.

“Blerja e votës. Po ka ekzistuar ashtu siç ka në Itali, apo në vende të tjera, por që blerja e votës të vendosë zgjedhjet, kjo nuk ekziston” – thotë Rama.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!
Aktualitet

Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!

Protesta nuk duhet të kthehet në gjueti tradhtarësh, por kjo nuk do të thotë të mbyllim sytë. Në Shqipëri, pushteti...

17:57 17/06/2026
Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh
Aktualitet

Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh

Ka një moment kur pushteti nuk ka më nevojë të sulmojë shumë. Mjafton të presë. Të presë që njerëzit të...

15:00 17/06/2026
Para

Voltana Ademi-Ramës: "Zbrit me këmbë në tokë"

Lajmet e fundit

Mos harroni oligarkët!

Mos harroni oligarkët!

18:32 17/06/2026
Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!

Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!

17:57 17/06/2026
Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh

Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh

15:00 17/06/2026
E FUNDIT: Parlamenti Evropian kërkon moratorium të menjëhershëm për zhvillimet në Vjosë-Nartë

E FUNDIT: Parlamenti Evropian kërkon moratorium të menjëhershëm për zhvillimet në Vjosë-Nartë

14:44 17/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English