Një 75-vjeçar ka ndërruar jetë në spital pasi ra aksidentalisht nga shkallët e banesës.
Njoftimi:
Ka humbur jetën, në Spitalin e Traumës, si pasojë e frakturave, shtetasi Q. Xh., 75 vjeç, i cili dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga shkallët e banesës së tij, në fshatin Hysgjokaj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.