Skip to content
Kryesore

Ra nga shkallët e banesës, ndërron jetë 75-vjeçari

· 1 min lexim

Një 75-vjeçar ka ndërruar jetë në spital pasi ra aksidentalisht nga shkallët e banesës.

Njoftimi:

Ka humbur jetën, në Spitalin e Traumës, si pasojë e frakturave, shtetasi Q. Xh., 75 vjeç, i cili dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga shkallët e banesës së tij, në fshatin Hysgjokaj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.