Ra në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë 55-vjeçari

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një 55-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në qytetin e Durrësit, në zonën e stacionit të trenit

Sipas informacioneve të policisë, viktima është shtetasi me iniciale B.I.

Ai është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Policia ndërkohë është njoftuar nga një qytetar, i cili ka konstatuar incidentin.

Informacion paraprak

Më datë 06.09.2019, në afërsi të Stacionit të Trenit, tek një parkim shtetasi B.I., 55 vjeç, banues në Durrës duke punuar ka rënë aksidentalisht në kontakt me rrymën elektrike dhe ka ndërruar jetë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shpërndaje
Share.

Komento