Qeveria zbeh masat: Zgjerohet lista e bizneseve që do lejohen të zhvillojnë aktivitetin

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pak minuta më parë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka lëshuar një urdhër të ri ku njofton se tre biznese, gomisteritë, kancelaritë dhe libraritë, do lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre në fashën e orarit 05:00-13:00.

Me vendim të ditës së sotme 30 mars 2020, ministrja Manastirliu ka bëri një ndryshim në urdhrin e datës 20 mars “Për mbyllje apo kufizimin e lëvizjeve në Republikën e Shqipërisë” ku bizneset Gomisteri, Tregtia me pakicë e librave në dyqane të specializuar dhe Shitjet me pakicë për kancelari dhe pajisje të zyrës nga dita e sotme do të lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre brenda fashës së orarit të përcaktuar nga qeveria 05:00-13:00.”

Këto biznese, ashtu si dhe të tjerat, duhet të sigurohen që gjatë periudhës që qëndrojnë të hapura të respektojnë të gjitha masat e sigurisë dhe ruajtjes së distancës së klientëve në mënyrë që të mos bëhen rrezik apo burim i përhapjes së mëtejshme të infeksionit COVID -19.

Hapja e tyre është bërë në bazë të kërkesave dhe nevojës sidomos për fëmijët në lidhje me mjetet shkollore dhe librat në një kohë që mësimi i tyre vijon online nga shtëpia apo edhe gomisteritë, ku mjetet e transportit të mallrave apo shërbimeve të tjerë kanë nëvojë për ndërhyrje.

Në fakt bizneset që u lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre, mund të qëndrojnë hapur edhe pas orës 13:00 për të zhvilluar punët e tyre të brendshme apo furnizimet, por jo për të tregtuar, pasi ora 13:00 shënon dhe mbylljen e orarit të lejuar për lëvizjen e qytetarëve, të cilët nga dita e sotme duhet të pajisjen me një urdhër të posaçme edhe për të bërë pazaret.

 

Shpërndaje
Share.

Komento