Qeveria vijon “betejën” me Metën/ Rrëzohen 8 dekrete të Presidentit, mes tyre edhe koncesionet e rrugëve

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kuvendi ka rrëzuar sot me votat e mazhorancës, 8 dekrete të presidentit Ilir Meta.

Me 19 vota pro, 78 kundër dhe 4 abstenim, socialistët rrëzuan dekretin për “Rezervat materiale të shtetit”, shkruan “Balkanweb”.

Ndërsa me 76 vota kundër u hodh poshtë dekreti për  “Privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve”.

Po me 76 votat e mazhorancës, u rrëzuan dekretet për “Vetëqeverisjen vendore”, “Planifikimin dhe zhvillimin e territorit” dhe “Koncesionet e partneriteti publik privat”.

Ndërkohë  me 74 vota kundër, u hodhën poshtë dekretet për projektet e “Orikum-Llogara” dhe mirëmbajtjen e rrugës “Port i jahteve-By-Pass Orikum-Dukat (ura e Shën Elizës).

Kurse kërkesa për rishqyrtim e Metës, për projektin e shumë diskutuar të Milot-Balldren, u hodh poshtë me 77 vota.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruç, sqaroi përpara votimit, se dekreti për rishqyrtim e humb fuqinë, kur kundër tij voton shumica parlamentare.

Shpërndaje
Share.

Komento