Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Qeveria hesht! Gjanica ndotet nga mbetjet që derdh kompania e Dizdarit “Terra-Oil”

15:08 30/10/2023
Reading Time: 3 min lexim

Prej 5 ditësh, lumi Gjanica që kalon përmes qytetit të Fierit e buzë pedonales, është kthyer në përrua të zi, për shkak se brenda tij, po derdh mbetjet hidrokarbure kompania “Terra-Oil” në pronësi të Shefqet Dizdarit, ortakut të ish-agjentit të FBI, Charles McGonigal e Agron Nezës.

Fakti që Gjanica vazhdon të jetë i zi, me prurje në formë baltovine mbetjesh nafte e mazuti dhe nuk  po ndryshon ngjyrë, tregon se “trimat vrasës” të kompanisë “Terra Oil”, vazhdojnë të derdhin mbetjet në rrjedhën e tij.

Për shkak të erës së qelbur dhe ajrit mbytës e kanceroz të krijuar nga mbetjet ne lumë, qytetarët e Fierit kanë shmangur lëvizjet dhe kalimin e kohës së lirë në parkun e ndërtuar buzë Gjanicës.

Por nuk janë vënë në lëvizje, krye bashkiaku Armando Subashi, ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro; ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu dhe Policia e Shtetit; të cilët sipas ligjeve, kanë detyrim të ndërhyjnë menjëherë për ndalimin e këtij krimit, për ndëshkim me gjobë, pezullim aktiviteti të kompanisë “Terra-Oil”, detyrimin e saj të pastrojë gjatësinë e lumit dhe të prangosë pronarët.

Nuk po reagojnë e nuk veprojnë, sepse pronari i kompanisë që ka qelbur lumin Gjanica dhe po helmon banorët e Fierit, është Shefqet Dizdari, miku e pazarxhiu i kryeministrit Edi Rama dhe ortak i ish-agjentit të FBI, Charles Mcgonigal, që bashkë me Bablokun, futi oligarkun rus Oleg Deripaska në koncesionet shqiptare.

Më 22 tetor 2022, kur kryeministri Edi Rama shkoi në Fier, për të inspektuar punimet në shtratin e Gjanicës dhe shëtitores e parkut buzë tij, tha: – “Kush do kapet apo filmohet, duke hedhur qoftë edhe një mbeturinë në këtë shëtitore apo në rrjedhën e lumit, do përfundojë në burg sipas ligjit”.

Sipas ligjit “Për administrimin e mbetjeve hidrokarbure”, kompanitë që derdhin mbetjet në lumenj apo në mjedise publike tokësore, u hiqet licenca e koncesionit përgjithmonë, gjobiten me 10% të xhiros vjetore, arrestohen pronarët kur krimi konstatohet në flagrancë, dhe kompania detyrohet të rehabilitojë dëmin me shpenzimet e saj.

Por prej 5 ditësh, në rrjedhën e lumit Gjanica po derdh qindra tonelata mbetje hidrokarburesh, kompania “Terra-Oil” e Shefqet Dizdarit, mikut të Edi Ramës; ndaj të cilit, asnjë institucion mjedisi, shëndetësie, policie e drejtësie nuk po guxon të zbatojë ligjin, madje nuk guxojnë t’i përmendin emrin kësaj kompanie.

Po i bëjmë një pyetje edhe ortakut gjerman Peter Krempin  të kompanisë “Terra-Oil”: – A do guxonit të derdhni mbetje hidrokarburesh, ose edhe mbeturina zyre e shtëpie në lumenjtë e Gjermanisë, siç po i derdhni në lumin Gjanica që kalon përmes qytetit të Fierit?/Pamfleti

Të lidhura

“Mos bëj zhurmë!”/ Sherr në azil në Poliçan, i moshuari kanoset me biçak
Aktualitet

28-vjeçari përplas për vdekje një person në Elbasan

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në aksin rrugor “Elbasan-Bradashesh” ka sjellë arrestimin në flagrancë të...

12:35 15/07/2025
Dështoi sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Kosovë

Dështon edhe përpjekja e 47-të për konstituimin e Kuvendit

Përpjekja e 47-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka dështuar sërish, duke thelluar edhe më shumë krizën institucionale në...

12:23 15/07/2025
Para
Pas debateve në Kuvend, mazhoranca miraton datën 2 mars për mocioni me debat për “McGonigal”

Përjashtimi i 23 deputetëve, zbardhet urdhëri për gardën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Mos bëj zhurmë!”/ Sherr në azil në Poliçan, i moshuari kanoset me biçak

28-vjeçari përplas për vdekje një person në Elbasan

12:35 15/07/2025
Dështoi sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Dështon edhe përpjekja e 47-të për konstituimin e Kuvendit

12:23 15/07/2025
Ilir Beqaj shtrihet me urgjencë: drejt rrëfimit apo drejt shpëtimit?

Ilir Beqaj shtrihet me urgjencë: drejt rrëfimit apo drejt shpëtimit?

11:42 15/07/2025
Zjarri në Drenovë vijon ende të jetë aktiv, zjarrfikësit ‘në luftë’ me flakët

Zjarri në landfillin e Elbasanit/ Dorëzohet padia e parë për ndotjen e ajrit nga djegia e mbetjeve

11:34 15/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.