Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Qeveria e Kosovës merr vendim për rregullimin e çmimit të naftës

17:25 22/06/2022
Reading Time: 2 min lexim

Ditën e sotme qeveria e Kosovës ka miratuar udhëzimin administrativ për rregullimin e çmimeve të derivateve të naftës dhe karburanteve të ripërtëritshme si dhe masave tjera mbrojtëse.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, në arsyetimin e saj të paraqitur në mbledhjen e qeverisë, tha se ‘udhëzimi ka për qëllim mbrojtjen e konsumatorit, mbrojtjen e konkurrencës dhe mënjanimin e çrregullimit të tregut’.

Ministrja Hajdari në arsyetimin e saj nuk ka përcaktuar ndonjë çmim maksimal të lejuar për naftën dhe as nuk ka thënë se kur do të ndodh kjo.

Çmimet e naftës janë rritur së fundmi në Kosovë. Aktualisht një litër naftë ka çmimin mbi 1.91 euro.

Ministrja Hajdari tha se në bazë të të dhënave që kanë marrë nga Dogana dhe Administrata Tatimore e Kosovës është vërejtur se ka mospërputhje të çmimeve në Kosovë në krahasim me lëvizjet në tregjet botërore.

Naftarët në Kosovë më 9 qershor, përmes një shkrese drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe ministrave të linjës së ekonomisë, kanë kërkuan që të ruhet ekonomia e tregut të lirë dhe që minimalisht marzha (çmimi maksimal) të jetë: për shitje me shumicë 3 për qind dhe për shitje me pakicë 12 për qind.

“Për shkak të rritjes së çmimit të naftës në bursat ndërkombëtare, sot Qeveria e Kosovës nga çdo litër naftë dhe benzinë të shitur mbledh rreth 64 centë, apo 12 centë më shumë sesa para krizës globale për litër”, u tha në shkresë.

Sipas naftëtarëve, nëse Qeveria dëshiron të mbrojë konsumatorët, duhet të ulë akcizën dhe Tatimin mbi Vlerën e Shtuar për naftën, sikurse, siç thanë, kanë bërë vendet e tjera të rajonit dhe Bashkimit Evropian.

Subjekti opozitar, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe naftëtarët kanë kërkuar që për naftën të ulet akciza dhe Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), në mënyrë që të mundësohet ulja e çmimeve.

Naftëtarët patën deklaruar se po rrezikonin që të falimentonin nëse aplikohet një marzhë e ngjashme për fitim, siç kishte vendosur për periudhën 3 mars-31 maj.

Qeveria e Kosovës më 1 mars pati marrë vendim që të përcaktojë çmimet shitëse maksimale apo marzhat tregtare me shumicë dhe pakicë.

Sipas këtij vendimi, marzha më e lartë tregtare ishte deri në 4 për qind të çmimit të shitjes, ndërkaq te shitësit me pakicë marzha më e lartë ishte në 6 për qind.

Çmimet dhe kërkesa për naftë janë rritur në tregjet ndërkombëtare pas ndërhyrjes ushtarake të Rusisë në Ukrainë. REL

Të lidhura

Vendimtare për të ardhmen/ Prestigjiozja Le Monde artikull për zgjedhjet në Shqipëri
Bota

Vendimtare për të ardhmen/ Prestigjiozja Le Monde artikull për zgjedhjet në Shqipëri

Gazeta prestigjioze franceze Le Monde i ka kushtuar një analizë zgjedhjeve të 11 majit në Shqipëri, duke i cilësuar ato...

12:54 11/05/2025
UNICEF kundër planit të ri për ndihmat në Gaza: Rrezikon jetën e fëmijëve
Bota

UNICEF kundër planit të ri për ndihmat në Gaza: Rrezikon jetën e fëmijëve

UNICEF ka kritikuar planet e reja për shpërndarjen e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, të propozuara nga Izraeli dhe...

13:57 09/05/2025
Para
PD-PS bashkohet për Territorialen, çfarë kërkon opozita?

PD-PS bashkohet për Territorialen, çfarë kërkon opozita?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Numërohen 167 kuti në Elbasan, ja sa është diferenca PS–PD

Numërohen 167 kuti në Elbasan, ja sa është diferenca PS–PD

09:31 12/05/2025
Vijon procesi i numërimit në Dibër, numërohen 67 kuti nga 222

Vijon procesi i numërimit në Dibër, numërohen 67 kuti nga 222

09:23 12/05/2025
Ja sa vota ka marrë secili kandidat në Bashkinë e Pustecit

Ja sa vota ka marrë secili kandidat në Bashkinë e Pustecit

09:16 12/05/2025
Numërohen 19 nga 23 QV, ja sa vota kanë marrë PS dhe PD në Skrapar

Numërohen 19 nga 23 QV, ja sa vota kanë marrë PS dhe PD në Skrapar

09:09 12/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.