Puthi në buzë futbollisten pas triumfit në Kupën e Botës, Rubiales merr “shuplakë” edhe nga FIFA

0
52

Gjatë finalës së së Kupës së Botës për Femra më 20 gusht 2023, presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit Luis Rubiales puthi në buzë një nga sportistet e ekipit fitues. Ai e justifikoi këtë veprim me emocionin e lumturisë dhe i konsideroi idiotë të gjithë ata që paragjykojnë.

Por tashmë shuplaka e radhës për Rubiales vjen nga Komisioni Disiplinor i FIFA-s, që informoi presidentin e Federatës Spanjolle të Futbollit, se po hap një dosje disiplinore kundër tij për ngjarjet që ndodhën gjatë finales

Faktet mund të përbëjnë shkelje të nenit 13, paragrafët 1 dhe 2 të Kodit Disiplinor të FIFA-s. Nenet e konsiderojnë të dënueshme shkeljen e rregullave bazë të sjelljes dinjitoze, fyerjen e një personi fizik ose juridik në çfarëdo mënyre, veçanërisht duke përdorur gjeste, shenja dhe gjuhë fyese.

Komiteti Disiplinor i FIFA-s do të japë informacion të mëtejshëm për këto procedura disiplinore vetëm pasi të ketë nxjerrë një vendim përfundimtar për këtë çështje.

FIFA përsërit angazhimin e saj të palëkundur për të respektuar integritetin e të gjithë njerëzve dhe dënon fuqishëm çdo sjellje në të kundërtën.

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj