Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Pushteti dhe opozita shqiptare me vlerësime të ndryshme për Raportin e Progresit

16:22 09/11/2023
Reading Time: 3 min lexim

Përfaqësues të Qeverisë shqiptare thanë se Raporti i sivjetmë i Progresit i Komisionit Evropian është ndër më të mirët në vitet e fundit, ndërkaq partitë opozitare thanë se dokumenti dëshmon se nuk ka pasur përmirësim krahasuar me vitin paraprak.

Raporti i Progresit i miratuar një ditë më parë iu dorëzua sot autoriteteve shqiptare. Në të u tha se Shqipëria po tregon angazhim serioz në procesin e integrimit evropian, përparimi në funksionimin e drejtësisë dhe rritja ekonomisë janë në drejtimin e duhur, ndërsa problem mbetet korrupsioni dhe klima politike e polarizuar.

Në një konferencë për media, ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, tha se korrupsioni si problem kryesor është shqetësues. Por, ai vlerësoi punën që po bën Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

“Korrupsioni është një fushë që sjell shqetësime serioze. SPAK-u ka arritur hetime serioze në çështje të nivelit të lartë. Duhet ë vazhdohet me luftimin e kulturës së pandëshkueshmërisë. Autoritetet e drejtësisë do kenë Bashkimin Evropian në krah të tyre. Ndjekja e parave duhet të jetë objektivi kryesor”, tha Soreca.

Ambasadori Soreca kërkoi përmirësim edhe në drejtimin e lirisë së medias. Ai ia dorëzoi Raportin e Progresit edhe presidentit shqiptar, Bajram Begaj. Kreu i shtetit shqiptar në njoftim për media theksoi se “vlerësoj përpjekjet e Komisionit Evropian për ta përshpejtuar integrimin ekonomik përmes planit të ri të zgjerimit për Ballkanin Perëndimor”.

Partitë politike kanë dhënë vlerësime të ndryshme lidhur me gjetjet e Raportit të Progresit sa u përket reformave që Shqipëria duhet të realizojë për rrugën drejt bllokut evropian.

Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, e vlerësoi këtë raport si më të mirin ndër vite.

“Ky është Raporti i Progresit më pozitiv që është hartuar për vendin tonë dhe që përfaqëson ecurinë e reformave që kemi ndërmarrë, luftës së krimit dhe sundimit të ligjit. Ky raport është një vlerësim i drejtë dhe i pavarur i asaj që Shqipëria ka arritur nga BE-ja, që së bashkua me SHBA-në, janë partnerët tanë kryesorë strategjikë. Qeveria shqiptare ka deklaruar përmbushjen e detyrave për negociatat. Kemi hapa konkretë në luftën kundër korrupsionit. Kemi rezultate të prekshme dhe sot flasim me shifra”, tha Balluku.

Për deputeten e Partisë Demokratike në opozitë, Jorida Tabaku, kryetare e Këshillit të Integrimit, raporti i KE-së tregon se nuk ka asnjë përmirësim krahasuar me atë të një viti më parë.

“Raporti jep një situatë problematike në disa fusha. Në krahasim me vitin e kaluar, nuk ka përmirësim në asnjë nga treguesit kryesorë. I vetmi përmirësim i lehtë vihet re vetëm për statistikat, ndërsa administrata publike ka një përkeqësim të situatës. Edhe pse vlerësohet reforma në drejtësi, BE-ja pret ndryshime të tjera në këtë reformë dhe puna për këtë nuk ka nisur. Raporti nënvizon edhe ato që janë vijat e kuqe për KE-në, shqetësimin për ligjin për legalizimin e kanabisit mjekësor dhe problemin e pastrimit të parave”, tha Tabaku.

Përgjegjëse për këto kritike, sipas Tabakut, janë e gjithë klasa politika, si pushteti dhe opozita. Ajo kërkoi që leximi “bardh e zi” i raporteve të progresit të marrë fund.

Eksperti i integrimit, Geron Kamberi, sheh si pozitive në këtë raport vlerësimin për reformën në drejtësi.

“Krahasuar me raportet e mëparshme, element kryesor është vlerësimin për reformën në drejtësi, pasi e ka lënë të hapur mundësinë që kjo reformën të thellohet me tej në disa fusha, kryesisht kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha ai.

Sipas Kamberit, përveç luftës kundër krimit dhe korrupsionit, detyrë që i caktohen Shqipërisë përmes këtij raporti është përmirësimi i klimës politike.

Shqipëria i ka nisur negociatat për anëtarësim në korrik të vitit të kaluar, ndërsa statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE e ka marrë më 2014./rel

Të lidhura

Vogëlushja 3-vjeçare gëlltit 62 rruaza magnetike, flet mjeku i Pediatrisë
Aktualitet

Vogëlushja 3-vjeçare gëlltit 62 rruaza magnetike, flet mjeku i Pediatrisë

Një vajzë 3-vjeçare ka rrezikuar jetën pasi ka gëlltitur plot 62 rruaza magnetike, duke shkaktuar një situatë urgjente që kërkoi...

18:45 16/06/2025
Atentati në Lundër/ Zbardhen detaje të reja
Aktualitet

Atentati në Lundër/ Zbardhen detaje të reja

Hetimet për atentatin e 17 prillit në zonën e Lundrës, ku mbetën të plagosur katër persona, kanë avancuar pas zbulimit...

18:30 16/06/2025
Para
I theu këmbën 3-vjeçares, “arrest me burg” për edukatoren

I theu këmbën 3-vjeçares, “arrest me burg” për edukatoren

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vogëlushja 3-vjeçare gëlltit 62 rruaza magnetike, flet mjeku i Pediatrisë

Vogëlushja 3-vjeçare gëlltit 62 rruaza magnetike, flet mjeku i Pediatrisë

18:45 16/06/2025
Atentati në Lundër/ Zbardhen detaje të reja

Atentati në Lundër/ Zbardhen detaje të reja

18:30 16/06/2025
BMW del nga rruga dhe përmbyset, tre të lënduar në Korçë

BMW del nga rruga dhe përmbyset, tre të lënduar në Korçë

18:20 16/06/2025
Arbjan Mazniku në SPAK: Dosja që mund të fundosë jo vetëm një ministër, por një sistem

Arbjan Mazniku në SPAK: Dosja që mund të fundosë jo vetëm një ministër, por një sistem

18:11 16/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.