Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Punonjësit 24.3% e ankesave për cenimin e marrëdhënieve të punës, sektorët me informalitet

09:05 23/03/2023
Reading Time: 2 min lexim

Problematikat që lindin në një marrëdhënie pune mund të jenë të natyrave të ndryshme por gjatë vitit 2022 më së shumti ka dominuar ankimimi mbi cenimin e marrëdhënieve të punës.

Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërorë raportoi se në total janë paraqitur pranë tij 779 ankesa për subjekte që kanë qenë ose jo në planin e inspektimit.

“Vihet re se 24.3% arsye e denoncimit lidhet me cenim të marrëdhënieve të punës ku përfshihen, mospagesë për punë të kryer ne ditët e festave zyrtare, për punë të kryer në orë shtesë, dhënie page jo nëpërmjet sistemit bankar . Në 18.7% arsye e denoncimit lidhet me mospagesë e pagave të prapambetura , në 10.4% lidhet me ndërprerje të marrëdhënieve të punës në 6.9% arsye e denoncimit lidhet me mospagesë të kontributit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore” raportoi Inspektorati në raportin vjetor.

Nga ndërhyrja e institucioneve raporti nënvizon se kanë marrë zgjidhje plotësisht ankesat për punësimin e të miturve, 76 për qind e ankesave për mospagesë të pagave të prapambetura dhe 75 për qind e ankesave për cenim të marrëdhënieve të punës.

Ankesat që kanë shërbyer edhe si shkëndijë për inspektimet e bëra nga Inspektorati janë shoqëruar me masa për subjektet e gjetura në shkelje.

Kështu gjatë vitit të kaluar janë marrë masa administrative në 520 inspektime për shkak ankese ku në 22% është marrë masa kryesore dënim kryesor paralajmërim. Në 12% të tyre është marrë masa për pezullim të shkeljeve për marrëdhënie punës dhe siguri në punë dhe 6.2% masë administrative dënim kryesor gjobë.

“Numër i lartë inspektimesh për shkak ankese vihet re në llojin e aktivitetit ekonomik të kategorizuar si “të tjera” ku janë 192 inspektime në të cilat janë kontrolluar marrëdhëniet e punës për 12,826 punëmarrës dhe janë konstatuar 21 punëmarrës informal. Aktivitete Tregti Hotel-Bar-Restorante me 112 inspektime për ankesë në të cilat janë kontrolluar marrëdhëniet e punës për 2,182 punëmarrës dhe janë konstatuar 34 punëmarrës informal.

Aktiviteti Ndërmarrje Prodhuese me 112 inspektime në të cilat janë kontrolluar marrëdhëniet e punës për 13,938 punëmarrës dhe janë konstatuar 36 punëmarrës informal. Në llojin e aktivitetit Ndërtim dhe pse nuk ka një numër të lartë ankesash në 34 të tilla janë konstatuar 32 punëmarrës informal të cilët nëpërmjet masës urgjente janë futur në skemën e sigurimeve shëndetësore 100% e tyre”, thuhet në raport./Revista Monitor

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!
Aktualitet

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

E rëndësishme për të mos u harruar: Oligarkët janë pjesë e sistemit që protesta po kundërshton! Kjo protestë është kundër...

16:00 18/06/2026
Para
Qeveria e Kosovës ndan edhe 6 milionë euro për tejkalimin e krizës energjetike

Qeveria e Kosovës ndan edhe 6 milionë euro për tejkalimin e krizës energjetike

Lajmet e fundit

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English