Punonjës në fasoneri, karburant dhe te hipoteka, shënohen 9 raste me Covid-19 në Krujë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për 72 raste të reja të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit. Gjithashtu u njoftuan edhe dy viktima duke e çuar në total numrin e të vdekurve në 55. Nga rastet e reja, 9 të prekur janë shënuar në Krujë. Mësohet se të infektuarit janë punonjës fasonerie, një punonjës karburanti si dhe punonjës te hipoteka.

Në total numri i rasteve aktive në këtë qytet është 113. Të gjithë të prekurit janë vetëkarantinuar, ndërkohë që fasoneritë janë mbyllur dhe hipoteka punon me orar të reduktuar.

Shpërndaje
Share.

Komento