Skip to content
Të Gjitha

Punëtori humbi jetën në guroren e Krujës, tre persona bien në pranga

· 1 min lexim

Një punëtor humbi jetën ditën e djeshme në guroren e Krujës, ndërsa një tjetër u plagos.

Mësohet se shkak për aksidentin në punë, u bë shpërthimi i një mine.

Policia ndërkohë ka vënë në pranga tre persona, për ngjarjen e rëndë.

Identiteti i tyre nuk dihet ende, por do të japin llogari për shpërthimin pa leje.

“Dosja.al” shkruan, se gurorja është në pronësi të biznesmenit Klemend Murataj, ndërsa administratori ishte Neritan Jaupaj.

Ky i fundit u shoqërua ditën e djeshme në polici për të dhënë sqarime mbi ngjarjen.

Si pasojë e shpërthimit të minës, Asllan Jaupaj mbeti i vdekur në vend, ndërsa Gani Demnushi rrezikon të humbasë njërin sy.