Publikohet numri i viktimave dhe rasteve të reja me Covid-19 në Itali

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Është publikuar raporti i viktimave dhe rasteve të reja që janë regjistruar sot përtej Adriatikut, duke pësuar një ulje të lehtë.

Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile italiane gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 242 viktima nga koronavirusi nga 262 që u regjistruan dje, duke e çuar në 31,610 numrin total të të vdekurve.

Sakaq, autoritetet raportuan gjithashtu se sot janë regjistruar edhe 789 raste të reja pozitiv me Covid-19, nga 992 që u raportuan dje.

Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 4,917 kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 120.205.

10,792 persona janë akoma të shtruar në spital me simptoma, 661 më pak se dje.

Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan 115 viktima për një total prej 15.411 që nga fillimi i epidemisë si dhe u raportuan 299 raste të reja infeksioni (522 dje), duke e çuar totalin në rajon në 84 1119.

Javën që lamë pas, pas dy muajve izolim Italia  është  futur në fazën e dytë të pandemisë, pasi ka nisur lehtësimi i masave që ka rikthyer rreth 4 milionë njerëz  në punë.

Të gjithë ata që do të rikthehen në punë, janë mes moshës 40 dhe 49 vjeç, por e përkthyer në përqindje,  70% e atyre që kthehen në punë i përkasin grupmoshës 50 dhe 59 vjeç dhe për 60% ndaj atyre mbi 60 vjeç.

Po ashtu, njerëzit mund të vizitojnë të afërmit e tyre, ndërsa miqtë janë të përjashtuar, teksa

Sakaq, tani e tutje, seancat e provimeve dhe seancat e diplomimit mund të zhvillohen me pjesëmarrjen fizike “me kusht që të ketë një organizim hapësirash dhe praktikë të tillë që të minimizojnë rrezikun e afërsisë që janë miratuar në kuadër të masave të organizative të parandalimit dhe mbrojtjes nga Covid-19.

Sa i përket transportit publik distanca është e detyrueshme dhe duhet që gjithmonë të mbahet maska mbrojtëse.

Shpërndaje
Share.

Komento