Publikohet bilanci: Ja sa viktima dhe të infektuar u regjistruan sot në Itali

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

156 viktima e 642 raste pozitive, ky është bilanci nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Itali.

Tashmë numri i përgjithshëm i viktima ka arritur në 32,486, kurse numri i të infektuarve në 228,006.

Sipas autoriteteve në vend janë janë 60, 960 raste aktive, teksa numri i të shëruarve ka shkuar në 134,560, 2,278 prej të cilëve janë regjistruar ditën e sotme.

Ditë pas dite ulje të dukshme po pëson edhe numri i personave që po kurohen në strukturat spitalore, ku aktualisht janë 9,269 të shtruar dhe 640 në reparte të terapisë intensive, kurse 51,051 po kurohen në kushte shtëpie.

Rajoni i Calbrias e Bolzano sot nuk kanë shënuar asnjë rast pozitiv me Covid-19, teksa deri më sot Italia ka kryer 3 243 398 tamponë.

Kryeministri italian, Giuseppe Conte deklaroi sot në Parlamentin italian se vendi e ka tejkaluar fazën më të keqe të krizës së koronavirusit.

“Nëse më të keqen e kemi larguar, ia kemi borxh qytetarëve, të cilët ata kanë ndryshuar stilin e jetës së tyre”, theksoi Conte.

Megjithatë, Conte kritikoi gjithashtu sjelljen e disa të rinjve të cilët grumbullohen netëve në disa qytete, duke theksuar se “nuk është koha për pushime” dhe bëri thirrje për publikun që të bëjnë pushimet në Itali, duke ndihmuar kështu turizmin në krizë.

Më herët, qeveria italiane ka njoftuar se do të rihapë kufijtë e saj për turistët nga Bashkimi Europian duke filluar nga 3 qershori, si edhe do të anulohet karantina për ata që hyjnë në territorin italian.

Shpërndaje
Share.

Komento