Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Publikohen për herë të parë fotot e Anisa Josifit, viktimës së vetëflijimit në Tiranë, në shtratin e vdekjes

22:17 09/07/2020
Reading Time: 159 min lexim

Në emisionin Opinion në Tv Klan janë publikuar pamjet me të cilat u përballën mbrëmjen e 2 Korrikut zjarrfikësit, të cilët u futën në shtëpinë e familjes Josifi në zonën e Kombinatit, ku gjetën të vdekura nënë e bijë dhe vajzën tjetër në gjendje të rëndë.

Gazetari Spartak Koka ka siguruar këto pamje të cilat publikohen për herë të parë, që tregojnë dhomën ku prej 15 muajsh, 30-vjeçarja Anisa Josifi qëndronte e vdekur në shtrat. Për trupin e saj të dekompozuar, kujdeseshin nëna e saj Zhaneta 56-vjeçe dhe motra Blerta, 34-vjeçe.

josifishtrati.jpg

Siç mund të dallohet nga pamjet, Anisa dergjej në shtratin e vdekjes e mbuluar me jorgan. Pranë saj ndodhet një ventilator, të cilin nënë e bijë e përdornin për të larguar erën, ndërsa një karrige qëndron pranë trupit të saj, aty ku Zhaneta dhe Blerta, me gjasë uleshin e kryenin lutjet që 30-vjeçarja të ringjallej.

Gjithçka tjetër në dhomë duket mëse normale. Sendet qëndrojnë aty ku me gjasë Anisa i mbante edhe kur ishte gjallë dhe e gjithë dhoma duket e rregullt, si për të na treguar se Zhaneta dhe Blerta besonin vërtetë se 30-vjeçarja do të rikthehej në jetë.

josifidhoma.jpg

Ndërkohë në studion e Opinion, Gazetari Spartak Koka tregoi së çfarë gjetën autoritetet kur u futën në shtëpinë e grave Josifi dhe fjalët e para të Blertës, e cila arriti të mbijetonte.  

“Ky është një nga ambientet e dhomës së gjumit ku është gjetur kufoma e Anisa Josifit. Siç e shihni, në krahun e djathtë është një kompjuter, është karrigia me një jastëk të mbështetur, është ventilatori e cila herë pas herë në të dhënat e grupit hetimor, lihej ndezur në drejtim të kufomës dhe është edhe një leckë poshtë ku mbaheshin këmbët dhe në këtë karrige dyshohet se kryheshin ritualet e lutjes dhe të trajtimit të kufomës nga ana e nënës Zhanetës dhe motrës, Blertës, për kufomën e Anisa Josifit.

Ndërkohë keni dhe foton tjetër ku është gjetur kufoma e Anisa Josifit në krevatin dopio të dhomës së gjumit, e mbuluar tërësisht me jorganin e rregulluar dhe me një napë të vendosur tek pjesa e kokës siç e shihni dhe një jastëk të vendosur në pjesën e kokës, dhe 3 të tjerë të vendosur në pjesën e majtë që nuk kanë lidhje me kufomën.

Ajo që ekspertët kanë vërejtur është që në dhomën e gjumit vinte një erë e rëndë. Kufoma nuk ishte e dekompozuar, ishte e tharë, për shkak ndoshta edhe të anoreksisë dhe mungesës së ushqyerjes gjatë ditëve për të cilat pretendon dhe motra e mbijetuar dhe është gjetur një pjatë e vogël ku është gjetur një leckë me uthull dhe me vaj ulliri, por solucione të tjera dyshohet të ketë patur në këtë pjatë, që është ende e papërcaktuar.

Këto janë të paktën fotot të cilat ne së bashku zgjodhëm të publikojmë. Pamjet e tjera janë të rënda dhe për arsye shumë etike, profesionale nuk do t’i publikojmë. Por po ju përshkruaj që në pjesën e dhomës së ndenjes është gjetur pa shenja jete e palosur në divan, gjysmë trupi, Zhaneta Josifi. Sipas të dhënave paraprake dyshohet se nëna e vajzave kishte ndërruar jetë 4 apo 5 ditë para se të konstatohej nga policia. Në krahun e djathtë, te një divan i hapur dysh është gjetur me shenja jete, me duar në pjesën e fytyrës që lëvizte këmbët në mënyrë graduale shumë të avashtë, Blerta Josifi dhe në momentin e parë. Kur është pyetur çfarë ka ndodhur, ajo ka thënë ju nuk i kuptoni disa gjëra siç i kuptojmë ne. Ka qenë e pamundur në momentet e para për tu ngritur nga divani. Ushqime nuk janë gjetur, vetëm pak ujë”./tvklan.al

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës
Aktualitet

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti alarmin se tregu mediatik në Shqipëri po kërcënohet nga një monopol...

14:52 22/06/2026
Para

Përfshihen nga flakët 3 banesa në Durrës, zjarrfikësja në vendngjarje

Lajmet e fundit

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

14:05 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English