Kur presidenti rus, Vladimir Putin, njoftoi më 11 gusht 2020 se rregullatori i barnave rus ishte bërë i pari në botë që kishte zhvilluar një vaksinë kundër COVID-19 për përdorim të gjerë, lajmi u prit me skepticizëm. Në momentin që Rusia miratoi vaksinën, asnjë provë nuk kishte përfunduar mbi sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës.
Në shkurt 2021, rezultatet paraprake të provave të fazës 3 treguan një normë efikasiteti prej 91.6%. Rezultatet shkencore ishin të qarta. Sipas një studimi në Lancet, vaksina ruse mund të zvogëlonte incidencën e COVID-19. Ndërsa zhvillimi i Sputnik V nuk ka të ngjarë të rivalizojë Sputnik 1 , sateliti i parë që nisi garën hapësinore, ai është ende një produkt i rëndësishëm në një kohë kur vaksinat janë kaq të nevojshme.
Përveç kuptimit “satelit” në rusisht, Sputnik do të thotë gjithashtu ” shok udhëtimi “. Gjithnjë e më shumë vende tani kanë vendosur të dalin nga pandemia duke u vaksinuar me Sputnik V si një nga zgjedhjet e tyre të vaksinave.
Sputnik V përdor një platformë vektoriale – e cila përdor një virus të padëmshëm për të futur material gjenetik nga virusi që shkakton COVID në sistemin imunitar – siç janë vaksinat Oxford / AstraZeneca dhe Johnson & Johnson. Ajo u zhvillua nga Instituti Kombëtar i Kërkimeve Gamaleya, i cili gjithashtu ka qenë i përfshirë në zhvillimin e vaksinave për Ebola dhe Mers.
Sputnik V ka dy përparësi kryesore që e bëjnë shpërndarjen e vaksinave më të lehtë: është ndër vaksinat më të lira të COVID-19. Një dozë kushton 7 dollarë – e njëjtë me Johnson & Johnson. Kjo do të thotë që Sputnik V mund të blihet nga shumë vende.
Ashtu si vaksina Oxford / AstraZeneca, Sputnik V nuk kërkon të ruhet në temperatura të ulëta. Një version që mund të ruhet në temperaturat e frigoriferit është në zhvillim e sipër dhe ekziston edhe një version pluhuri.
Shumë zinxhirë të furnizimit me vaksina aktualisht kanë hasur probleme. Kohët e fundit, Moderna përgjysmoi një dërgesë të planifikuar në Kanada për shkak të kapacitetit të prodhimit. India, e cila po përballet me rritje të rasteve ka ndaluar eksportet në mars 2021 .
Vaksina Oxford / AstraZeneca gjithashtu është kufizuar në grupe të caktuara moshe në shumë vende për shkak të lidhjeve të mundshme të mpiksjes së gjakut dhe vaksinës. Vaksina është kufizuar te personat mbi moshën 30 vjeç në Britani dhe te personat mbi 50 vjeç në Australi. Norvegjia ka pezulluar përdorimin e AstraZeneca deri në një vendim të dytë ndërsa Danimarka ka pezulluar përgjithmonë vaksinën.
Johnson&Johnson, gjithashtu u pezullua në disa vende për shkak të raporteve se vaksina kishte shkaktuar mpiksje gjaku të disa pacientë. Por tani ka rinisur përdorimin sërish. Kontratat janë nënshkruar me gjashtë prodhues premtues të vaksinave, duke siguruar më shumë se 2.6 miliardë doza.
Por ekziston një pavendosmëri në lidhje me përdorimin e Sputnik V brenda Europës.
Sputnik V është ende nën shqyrtim nga Agjencia Europiane e Barnave . Globalisht, 57 vende kanë autorizuar përdorimin e vaksinës, duke ngritur pikëpyetje se kur do të jetë në dispozicion në BE. Për momentin, nuk ka doza të mjaftueshme të vaksinave të tjera në dispozicion në BE për të plotësuar kërkesën.
Kryeministri i Sllovakisë, Igor Matović, zyrtarisht dha dorëheqjen mes një skandali politik të shkaktuar nga një marrëveshje e fshehtë për të blerë doza të Sputnik V. Shtetet anëtare të BE kanë bërë marrëveshje prodhuesit e vaksinave të cilët nuk kanë nënshkruar marrëveshje me BE./Conversation