Ditën e sotme ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike Karen Donfried nuk e takoi drejtuesin e Komisionit të Rithemelimit në Partisë Demokratike, Sali Berishën dhe shkak për këtë pranon se ishte ‘non grata’ që është vendosur ndaj tij. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Donfried tha se tha se pozicioni i Amerikës nuk ndryshon dhe ajo nuk mund të takohet me të sanksionuarit e DASH. Ndërsa shtoi se takoi figura të tjera të PD-së, duke përmendur edhe njëherë se ishte koha që Shqipëria të shihte nga e ardhmja.
PJESË NGA INTERVISTA:
Zëri i Amerikës: Zonja Donfried, vitin e kaluar Sekretari amerikan i Shtetit përcaktoi ish kryeministrin Sali Berisha, për korrupsion madhor. Por përcaktimi i tij dhe këmbëngulja e SHBA-ve për ta lënë zotin Berisha jashtë grupit parlamentar, e forcoi pozitën e tij në parti dhe sot duket se ai, thuajse “de facto” ka rimarrë kontrollin e Partisë Demokratike, duke synuar rizgjedhjen si kryetar i saj. A ju shqetëson ju kjo situatë? Dhe deri ku do të shkonin marrëdhëniet e SHBA-së me një opozitë të drejtuar nga zoti Berisha? Çfarë ndikimi mund të ketë kjo për marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Shqipërisë?
Nd/Sekretarja Donfried: Sekretari Blinken e shpalli Z. Berisha për shkak të akteve të korrupsionit ku ishte përfshirë dhe unë, si zyrtare e qeverisë së SHBA, nuk mund të takohem me persona të shpallur. Besoj që pozicioni i SHBA është shumë i qartë. Në fakt u takova sot me drejtues të opozitës dhe do të ndaj me ju faktin që më bëri përshtypje se sa shumë biseda jonë u përqendrua jo tek e kaluara por tek e ardhmja dhe se çfarë PD kërkon të arrijë dhe pret për sa i përket çuarjes përpara të objektivave të Shqipërisë.
Zëri i Amerikës: Ju thatë se sot takuat tre deputetë të Partisë Demokratike, zotin Alibeaj, zonjën Tabaku dhe zotin Bardhi. Në çfarë kapaciteti i takuat ata, sespe zoti Berisha nuk i njeh ata si drejtues të PD-së?
Nd/Sekretarja Donfried: U takova me ta në cilësinë time si Ndihmës Sekretare e Shtetit për Çështje të Europës dhe Euroazisë dhe në cilësinë e tyre si drejtues të Partisë Demokratike. Dhe është diçka shumë e zakonshme kur udhëtoj që të takohem si me anëtarë të qeverisë ashtu edhe me anëtarë të opozitës. Dhe për mua është gjithnjë shumë frymëzuese, diçka që të ngacmon të menduarin dhe e dobishme të dëgjosh perspektiva të ndryshme nga këndvështrime të ndryshme.