Pse iu vu zjarri makinës së oficerit të antiterrorit, dyshimet e para

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Digjet në orët e para të mëngjesit makina e oficerit të krimeve në Librazhd. Bëhet fjalë për Petrit Xhepin i cili punon në Drejtorinë e Policisë Elbasan.

Sipas burimeve një person me kapuç i është afruar makinës së parkuar dhe me pas është larguar me vrap nëdrejtim të paditur. Forcat e policisë janë vënë në ndjekje të tij. Në kamerat afër bizneseve është parë një person i maskuar me kapuç që i afrohet automjetit. Petrit Xhepi punon në Drejtorinë e Policisë Elbasan në sektorin anti-krim. Po ashtu edhe bashkëshortja e tij është oficere policie.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:10 të mëngjesit të sotëm në lagjen “Përroi i Shesë”. Automjeti dyshohet se është spërkatur me benzine dhe më pas i është vënë flaka. Po ashtu ka dyshime se autorët kanë qenë dy persona.

Shërbimi zjarrfikës ka mbërritur menjëherë dhe ka neutralizuar përhapjen e flakëve, ndërsa mjeti ndodhej i parkuar para shtëpisë private të oficerit Petrit Xhepi, 49 vjeç.

Kamerat e sigurisë përreth janë sekuestruar për të zbardhur ngjarjen dhe për të identifikuar autorin. Pista kryesore që poheton policia ka të bëjë me detyrën e oficerit, pasi ky është pjesëtar i seksionit të Antiterrorit. Vëmendja është drejtuar edhe tek lidhjet e një grupi ekstremistësh islamikë.

/Gazetareforma.com/

 

Shpërndaje
Share.

Komento