Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

PS kërkon për herë të dytë shkarkimin e Metës, VOA: Është e paqartë nëse parlamenti…

18:57 03/05/2021
Reading Time: 2 min lexim

Një grup deputetësh të Partisë Socialiste i kërkuan parlamentit shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, për shkak të shkeljeve, që sipas tyre, ai i bëri Kushtetutës para dhe gjatë fushatës zgjedhore të 25 prillit.

Kërkesën e konfirmoi kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në një konferencë shtypi, pas mbledhjes së konferencës së kryetarëve, ku u miratua program i parlamentit në vazhdim.

“Para dhe gjatë fushatës zgjedhore Presidenti ka kryer veprime që bien në kundërshtim me Kushtetutën. Kërkesa e deputetëve i plotëson të gjitha kushtet e nevojshme për t’u shqyrtuar nga Kuvendi, i cili e ka sovranitetin e duhur për të ushtruar mandatin e tij deri më 8 korrik” – tha zoti Balla.

Kërkesa e socialistëve do të shqyrtohet në komisionin e ligjeve dhe më pas mund të ngrihet një komision hetimor.

Presidenti Meta reagoi menjëherë për këtë nismë, duke e quajtur një “shashkë”, që synon të shmangë hetimin e krimeve zgjedhore. Ai theksoi se “asgjë nuk ka përfunduar” dhe është detyrë e gjithë subjekteve politike ta ndjekin procesin zgjedhor deri në fund. “Të përqëndrohemi në mbylljen e procesit zgjedhor. Të vazhdojë administrimi i çdo kontestimi dhe ankese deri në rinumërimin e votës së fundit” – tha zoti Meta.

Mandati i rregullt i Presidentit Meta përfundon në korrik të vitit të ardhshëm.

Një propozim për të shkarkuar Presidentin nevojitet të miratohet me dy të tretat e votave në parlament. Më pas, vendimi i shkon Gjykatës Kushtetuese, e cila ka fjalën e fundit për shkarkimin e presidentit.

Ende nuk është e qartë nëse parlamenti aktual, të cilin zoti Meta e quan si antikushtetues për shkak të mandateve të djegura dhe moszëvendësimit të plotë të tyre, i ka apo jo votat e mjaftueshme për shkarkimin e tij.

Po ashtu mbetet për t’u parë nëse dy muajt e mbetur deri në fillim të korrikut do t’i mjaftojnë këtij parlamenti për të ndjekur gjithë procedurat e parashikuara për shkarkim.

Kjo është hera e dytë që shumica socialiste hap procedurat për shkarkimin e presidentit.

Përpjekja e parë u bë në vitin 2019, për shkak të dy vendimeve të presidentit, fillimisht për shtyrjen e datës së zgjedhjeve vendore të qershorit dhe më pas, në nëntor të po atij viti, pas përplasjeve mbi emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Në korrik të vitit 2020, komisioni hetimor parlamentar i kontrolluar nga socialistët, pasi priti edhe opinion e Komisionit të Venecias, arriti në përfundimin se presidenti Meta kishte tejkaluar kompetencat, por shkeljet nuk ishin të asaj shkalle sa të justifikonin shkarkimin e tij. /VOA

 

 

Etiketa: PresidentiPSshkarkimi i metes

Të lidhura

KAS rrëzon ankimimin e PD për zgjedhjet në Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër
Kryesore

KAS rrëzon ankimimin e PD për zgjedhjet në Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka hedhur poshtë, me shumicë votash, kërkesat ankimore të paraqitura nga Koalicioni PD-ASHM lidhur me...

16:22 05/06/2025
KAS rrëzon kërkesën e PD-së për pavlefshmëri të zgjedhjeve në Kukës
Kryesore

KAS rrëzon kërkesën e PD-së për pavlefshmëri të zgjedhjeve në Kukës

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) ka refuzuar me shumicë votash kërkesën e Partisë Demokratike për shpalljen të pavlefshme të...

11:12 05/06/2025
Para
“Nuk u shpreh vullneti i shqiptarëve”, Paloka: Po bëjmë gati dosjen, nuk i njohim zgjedhjet

“Nuk u shpreh vullneti i shqiptarëve”, Paloka: Po bëjmë gati dosjen, nuk i njohim zgjedhjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

22:50 07/06/2025
Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

19:40 07/06/2025
Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

17:03 07/06/2025
Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

15:08 07/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.