Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

PS i vështirëson punën SPAK, kalon me nxitim në Kuvend rezolutën anti-korrupsion

15:29 23/05/2024
Reading Time: 3 min lexim

Me lëvizjen e fundit Partia Socialiste duket se ka vendosur të kufizojë dhe t’ja vështirësojë sërish punën SPAK. Me vetëm 9 vota të mazhorancës, ditën e sotme është miratuar projektrezoluta “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian”. Projektrezoluta pritet të të kalojë të hënën në seancën plenare.

Në mbledhjen e sotme, kreu i Grupit Parlamentar të PS, Bledi Çuçi, propozoi datën 27 maj që projektrezoluta të shqyrtohej në Kuvend.  Duke iu përgjigjur Jorida Tabakut, kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së tha se është i domosdoshëm miratimi i rezolutës dhe ngritja e Komisionit të Posaçëm.

Çuçi theksoi se s’ka mbivendosje me kompetencat e asnjë komisioni tjetër dhe as me punën e Këshillit Kombëtar të Integrimit.

“Nuk mund ta bëjë qeveria këtë gjë prandaj po marrim një iniciativë të tillë në Parlament. Qeveria është një nga institucionet që do të raportojë për mirëqeverisjen dhe luftën kundër korrupsionit. S’ka asnjë merak për mbivendosje kompetencash nga Këshilli i Integrimit Evropian apo komisionet e tjera. Procesi Screenig është burimi kryesor që na çon në marrjen e kësaj iniciative duke e shpallur prioritet luftën kundër korrupsionit dhe mirëqeverisjen. Pa diskutim që mazhoranca ka barrën kryesore sepse i është deleguar sovraniteti nga qytetarët, por ne kemi kërkuar gjithëpërfshirje në Parlament për ta udhëhequr këtë iniciativë”, u shpreh ai.

Por ndryshe mendon deputetja e PD, Jorida Tabaku e cila në një prononcim për mediat pas mbledhjes tha se janë disa kompetenca që i takojnë Këshillit Kombëtar të Integrimit, që edhe ajo e drejton. Sipas Tabakut, parlamenti ka nevojë për një gjithë përfshirje për ta bërë procesin e integrimit, kombëtar dhe “nuk ka nevojë për të miratuar copa letre që dihet si e kanë fundin”.

‘Nuk besoj se mazhoranca e ka lartësinë që të na predikojë ne luftën ndaj korrupsionitUnë si kryetare  këshillit kombëtar të integrimit e kam thënë që lufta ndaj korrupsionit duhet të kthehet në prioritet kombëtar. Deri më sot qeveria nuk e ka bërë këtë.

Së dyti janë një pjesë funksionesh me ngritjen e komisionit të posaçëm që i takojnë këshillit kombëtar të integrimit. Janë edhe një pjesë që lidhen me mbikëqyrjen, raportimin dhe monitorimin që nuk i bën dot mazhoranca sepse mazhoranca nuk mund të raportoje tek vetja. Kjo është një detyrë që ligji ja ka dhënë për procesin e integrimit  opozitës.Unë mendoj se parlamenti nuk ka nevojë për një rezolutë tejtër që nuk zbatohet.

Parlamenti ka nevojë për një gjithë përfshirë për ta bërë procesin e integrimit proces kombëtar, për të përfshirë të gjithë aktorët dhe partnerët, por ka nevojë që të mos miratojmë copa letre që dihet se cfarë fundi kanë.‘, tha ajo.

Kjo nismë është kundërshtuar nga kreu i PD-së, Lulzim Basha i cili është shprehur se mazhoranca përmes ndryshimeve ligjore po kërkon të vështirësojë punën e SPAK. Basha u shpreh se kjo i vjen në ndihmë zyrtarëve të korruptuar që ti shpëtojnë akuzave.

‘Ndryshime ligjore për të vështirësuar punën e SPAK dhe për të ndihmuar zyrtarë të korruptuar ti shpëtojnë akuzave si shpërdorimi i detyrave apo akteve të tjera të rënda ku dëmtojnë palcërisht interesat e qytetarëve shqiptarë, ku zhduken miliona euro që mund të shkonin për të shëruar plagët sociale.Miliona euro merren nga taksat e rritura dhe zhduken në xhepat e zyrtarë të korruptuar. Kjo është aleanca e të korruptuarve kundër SPAK.’, tha Basha.

Etiketa: rezoluta anti-korrupsion

Të lidhura

Sa është pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00?
Aktualitet

Sa është pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00?

Më 11 maj, qytetarët shqiptarë po ushtrojnë të drejtën e votës për të zgjedhur përbërjen e re të Parlamentit. Mbi...

11:08 11/05/2025
Humbin 500 fletët e votimit në Qendrën e Votimit në Fier
Aktualitet

Humbin 500 fletët e votimit në Qendrën e Votimit në Fier

Një situatë e pazakontë është shënuar në Fier, në Qendrën e Votimit 3134/01 që ndodhet në shkollën “Kostandin Peto”, ku...

10:58 11/05/2025
Para
“Do të vras babanë”/ I moshuari ngacmoi të miturën, e ëma: E gënjente me lekë

"Do të vras babanë"/ I moshuari ngacmoi të miturën, e ëma: E gënjente me lekë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Sa është pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00?

Sa është pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00?

11:08 11/05/2025
Humbin 500 fletët e votimit në Qendrën e Votimit në Fier

Humbin 500 fletët e votimit në Qendrën e Votimit në Fier

10:58 11/05/2025
Pjesëmarrja në votime, KQZ jep shifrat e para

Pjesëmarrja në votime, KQZ jep shifrat e para

10:30 11/05/2025
Zgjedhjet e 11 Majit, votuesi: Nëna 101 vjeçe nuk u lejua të votojë

Zgjedhjet e 11 Majit, votuesi: Nëna 101 vjeçe nuk u lejua të votojë

10:02 11/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.