Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

PS gjithnjë duke u larguar nga përgjegjësitë, nuk pranon ngritjen e komisionit hetimor për çështjen “Becchetti”

21:39 12/10/2021
Reading Time: 3 min lexim

Partia Socialiste bëri sot hapin e radhës për t’i larë duart nga humbjet që u ka shkaktuar shqiptarëve me vetëdije të plotë, për të mbuluar interest e njerëzve të caktuar.

Ditën e sotme, kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla deklaroi se nuk do të pranohej ngritja e komisionit hetimor për çështjen “Becchetti”.

“Do të rrëzohet komisioni hetimor i ashtuquajtur Becchetti”- tha Balla shkurtimisht, pa asnjë lloj arsyetimi.

Me sa duket, në mendjen e kryeministrit Edi Rama dhe politikanëve të tjerë të Partisë Socialiste, Shqipëria e ka fituar çështjen ndaj biznesmenit Italian Francesco Becchetti, siç kanë deklaruar edhe vetë herë pas here.

“Ato 110 milionë nuk ka për ti marrë kurrë. Ju them shqiptarëve, që kjo nuk ka mbaruar. Se si, nuk e them dot tani”, kishte thënë kryeministri Rama në prill 2021, pak pasi Becchetti e kishte fituar gjyqin.

Rreth një vit më parë, tashmë zv/kryeministri Arben Ahmetaj i ishte përmbajtur të njëjtës linjë.

“Ça e keni tani këtë histori. Jo! Asnjë kokërr leku nuk do marrë. Asnjë kokërr leku”, ishte shprehur Ahmetaj.

Rrjedha e ngjarjeve vërtetoi krejtësisht të kundërtën dhe Becchetti fitoi gjyqin e tashmë ka filluar arkëtimi i gjobës 110 milionë euro.

Ndërkohë, kreu i Grupit Parlametar i Partisë Demokratike, Alfred Rushaj tha se Partia Socialiste e justifikon qëndrimin e saj me një letër për të cilën thotë se e ka sjellë Avokati i Shtetit. Sipas tyre, në letër thuhet se ngritja e këtij komisioni do të ishte kundër interesit të Shqipërisë.

“Duket që ka një vendim të palës tjetër për të mos pranuar ngritjen e Komisionit Hetimor “Becchetti”. Justifikimi për këtë është një letër që paska sjellë Avokati i Shtetit dhe socialistët thonë që ngritja e Komisionit Hetimor “Becchetti”, që do të hetonte përse shqiptarët do të paguajnë thuajse 120 milionë euro, është kundër interesit të Shqipërisë. Në fakt mosngritja e këtij Komisioni është në interes të Edi Ramës. Është e turpshme që PS barazon interesin e shqiptarëve me interesin e Edi Ramës dhe disa nëpunësve të tij. Kjo në shkelje të plotë Kushtetutës, në shkelje të plotë të vendimeve të qarta të Gjykatës Kushtetuese të cilët kanë krijuar jurisprudencë të qartë për çdo aspekt të këtij Komisioni. Natyrisht ne nuk do e pranojmë këtë pjesë, do të bëjmë çfarë ne kemi në dorë, çfarë ne kemi mundësi të bëjmë që ky Komision të ngrihet dhe shqiptarët ta dinë se përse do të paguajnë 120 milionë euro”, tha Rushaj.

Dhe s’mund të ishte ndryshe veçse ky vendim të ishte në interes të Edi Ramës. Si Rama ashtu edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, që nuk është më pak i përfshirë në këtë ngjarje, e kanë shmangur si përgjegjësinë individuale, ashtu edhe atë partiake.

Rama dhe Veliaj folën para drejtësisë shqiptare, siç ndodh zakonisht. Ata e mbyllën televizionin “Agon Channel” të italianin, para se të shpreheshin organet kompetente për çështjet që Becchetti kishte të hapura.

“Veliaj më kishte shkruar: Unë nuk e kuptoj pse po ma bën këtë. Ju po më detyroni të jem armiku juaj! E gjithë qeveria do të jetë armiku juaj pa asnjë arsye,” shprehej Becchetti në një artikull të The Independent të vitit 2019.

Letra erdhi fill pasi “Agon Channel” kishte bërë publike detaje nga dasma luksoze e Veliajt në Kalanë e Gjirokastrës.

Marrë parasysh rrethanat në të cilat ndodhi mbyllja e televizionit, në vendimin e Qendrës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID) një gjykatë arbitrazhi, thuhej qartë se veprimi ishte i motivuar politikisht.

Por nga Partia Socialiste nuk mendojnë kështu. Gjithnjë duke tentuar t’i largohen përgjegjësisë, tashmë atë refuzojnë edhe ngritjen e komisionit hetimor, për çështjen që po u kushton shqiptarëve miliona. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, pasi nuk mund të jetë autori i krimit ai që bën vetëgjyqësi, duke qenë se as nuk e ka pranuar fajin.

Ndërkohë që PS fshihet pas propagandës së saj, gjoba e Beçhetti-t ka filluar të arkëtohet. Deri në gusht ishin shlyer deri në 4 milionë euro. Arkëtimi i gjobës po bëhët nëpërmjet llogarisë Albcontrol në Eurocontrol. Madje së bashku me interesat, gjoba ka shkuar në 120 milionë euro.

Thënë ironikisht, Partia Socialiste nuk e ka aspak të nevojshme të shqetësohet për shumën e majme dhe nuk ka pse ta marrë mundimin për të ngritur komision hetimor për veten e vetë. Janë qytetarët shqiptarë ata që edhe një herë do të paguajnë veprimet e papërgjegjshme të kësaj qeverie, që vepron vetëm në interes të imazhit dhe xhepave të veta.

 

Etiketa: Becchettigjobakomisioni hetimorPartia Socialiste

Të lidhura

Samiti i BE në Tiranë, cilat janë rrugët që do të “paralizohen”
Aktualitet

Samiti i BE në Tiranë, cilat janë rrugët që do të “paralizohen”

Në datat 15 dhe 16 maj, Tirana do të mirëpresë Samitin e Komunitetit Politik Europian, me pjesëmarrjen e liderëve nga...

16:57 13/05/2025
Dyshohet se konsumoi medikamente, dërgohet në spital 17-vjeçarja në Përmet
Aktualitet

Dyshohet se konsumoi medikamente, dërgohet në spital 17-vjeçarja në Përmet

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Këlcyrë, ku një gjimnaziste 17-vjeçare me inicialet L. Sh. ka tentuar të...

16:39 13/05/2025
Para
Sërish skena dhune në Wembley, tifozët hungarezë përplasen me policinë

Sërish skena dhune në Wembley, tifozët hungarezë përplasen me policinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Samiti i BE në Tiranë, cilat janë rrugët që do të “paralizohen”

Samiti i BE në Tiranë, cilat janë rrugët që do të “paralizohen”

16:57 13/05/2025
Dyshohet se konsumoi medikamente, dërgohet në spital 17-vjeçarja në Përmet

Dyshohet se konsumoi medikamente, dërgohet në spital 17-vjeçarja në Përmet

16:39 13/05/2025
Numërohen gjysma e kutive, ja ndarja e votave dhe mandateve

Rezultatet e deritanishme në rang kombëtar nga numërimi i votave në 12 qarqe

16:13 13/05/2025
Tensione te shkolla ‘Sami Frashëri’, shpallen të pavlefshme disa fletë votimi

Tensione te shkolla ‘Sami Frashëri’, shpallen të pavlefshme disa fletë votimi

16:01 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.