Kreu i opozitës Lulzim Basha ka mbledhur Grupin dhe Kryesinë e Partisë Demokratike, pasi dëshmoi për rreth një orë në Prokurorisë e Tiranës në lidhje me lobimin e PD-së në SHBA.
Mësohet se Basha u ka kërkuar demokratëve angazhim në zona të caktuara dhe funksionim të grupeve të gatshme.
Po ashtu pritet të ketë protesta në rrethe, aty ku siç ka këshilluar edhe Basha, ka problematika të caktuara.
Basha e ka ndalur fokusin e bisedës së tij tek angazhimi që duhet të ketë grupi e Kryesia për protestat, duke qenë se PD ka vendosur të protestojë sa herë ka parlament.
“Duhet të jeni në ballë të protestës. Mos rrini në kafe por zbrisni në terren dhe takoni qytetarët”,- mësohet të ketë thënë Basha ndër të tjera para ish-deputetëve dhe anëtarëve të Kryesisë së PD.