Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Protesta urgjente e Aleancës për Teatrin gjen të papërgatitur opozitën: Asnjë parti në shesh, ja ku ndodhet Lulzim Basha

20:36 22/05/2020
Reading Time: 2 min lexim

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka thirrur një protestë të paparalajmëruar pasditen e sotme.

Në njoftimin zyrtar, Aleanca shkruan se do të përpiqen që të ndalojnë fillimin e punimeve për të fshehur edhe provat nga ajo që ata quajnë ‘skenë krimi.’

Aktivisti Ervin Goci bëri me dije për “Gazetareforma.com” se shkak i protestës së befasishme të lajmëruar sot në Facebook është fakti se punonjësit e Bashkisë së Tiranës kanë rrethuar zonën ku dikur ndodhej godina e Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimental.

Sipas tij, ata po përpiqen të fillojnë ndërtimet për Teatrin e ri, duke e kthyer territorin në një ‘shesh ndërtimi’, prandaj kërkoi prezencë për ta parandaluar diçka të tillë.

LEXO: Njoftuan protestë ‘rrufe’ në Tiranë! Aleanca tubim sensibilizues në Durrës, ja detajet 

Protesta e beftë, duket se ka gjetur të papërgatitur edhe partitë opozitare, pasi asnjëra prej tyre nuk ishte e pranishme në shesh.

Ndër ta edhe kryedemokrati Lulzim Basha, i cili ka ndjekur axhendën e tij politike dhe ishte në një intervistë për Abc News.

Sakaq, as kreu i LSI, Monika Kryemadhi, nuk ishte e pranishme, teksa ende nuk dihen angazhimet e saj.

Më herët Aleanca ishte në qytetin e Durrësit, përpara Pallatit të Kulturës, ku ka ftuar qytetarët të firmosin peticionin që Teatri të bëhet sikur ishte, aty ku ishte, teksa mbështetje kanë edhe nga dega e Partisë Demokratike.

Mëngjesin e 17 majit me vendim të Këshillit Bashkiak të Tiranës, u shemb godina e Teatrit Kombëtar, vendim ky i pasur me dy protesta të njëpashnjëshme, të cilat është përdorur edhe dhuna policore ndaj qytetarëve.

Opozita ka mbështetur protestat dhe ka thënë se tashmë do të përkrah çdo tubim të qytetarëve, pasi sipas tyre është kaluar vija e kuqe.

Pas shembjes, kryebashkiaku Erion Veliaj kërkoi bashkëpunim me artistët, ndërsa kryeministri Edi Rama premton se godina e re do të jetë moderne dhe do plotësojë të gjithë kërkesat e aktorëve.

Sakaq, nuk kanë munguar edhe reagimet nga ndërkombëtarët.

BE iu bëri thirrje palëve të tregojnë kufizim dhe të shmangin përshkallëzimin e situatës, ndërsa amabasada britanike në Tiranë tha se dhuna minon demokracinë, edhe ambasadori gjerman është i të njëjtit mendim.

Ditën e mërkurë u zhvillua protesta e dytë pas shembjes së godinës, e thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe e mbështetur nga opozita.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para

"Kujdes, zoti rrugaç"! Nga paralajmërimet tek hapat e ardhshëm, ç'ndodhi në protestën 'rrufe' të ditës së sotme?

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English