Në ditën e tetë të protestës për arsimin, studentët kanë refuzuar sërish ftesën e kryeministrit Edi Ramapër të biseduar mbi kërkesat e tyre. Por teksa vijojnë të protestojnë përpara Kryeministrisë, së fundmi studentët kanë shtuar dhe një kërkesë të re në listën e tyre. Ata kanë kërkuar që t’u hiqen procedimet penale 25 personave të cilët po hetohen për tubim të paligjshëm. Ndër ta janë edhe emria të njohur si Robet Aliaj dhe Edmond Tupja.
Sakaq, ditën e nesërme pritet që ata të marshojnë drejt Parlamentit, ku si çdo të enjte do të mbahet seanca e radhës. Teksa numri i protestuesëve ka ardhur duke u zvogëluar, ditën e stome ata janë ndarë në dy grupe: një pjesë ka qëndruar para Ministrisë së Arsimit, ndërsa pjesa tjetër përpara Kryeministrisë.
(Top Channel)
“Homeland Justice” hakeron Postën Shqiptare: “Shërbëtorë dhe skllevër të paguar për terroristët e Kampit Ashraf 3”
Grupi i hakerëve “Homeland Justice” ka deklaruar se ka ndërmarrë një tjetër sulm kibernetik në Shqipëri, këtë herë duke shënjestruar...






