Në ditën e tetë të protestës për arsimin, studentët kanë refuzuar sërish ftesën e kryeministrit Edi Ramapër të biseduar mbi kërkesat e tyre. Por teksa vijojnë të protestojnë përpara Kryeministrisë, së fundmi studentët kanë shtuar dhe një kërkesë të re në listën e tyre. Ata kanë kërkuar që t’u hiqen procedimet penale 25 personave të cilët po hetohen për tubim të paligjshëm. Ndër ta janë edhe emria të njohur si Robet Aliaj dhe Edmond Tupja.
Sakaq, ditën e nesërme pritet që ata të marshojnë drejt Parlamentit, ku si çdo të enjte do të mbahet seanca e radhës. Teksa numri i protestuesëve ka ardhur duke u zvogëluar, ditën e stome ata janë ndarë në dy grupe: një pjesë ka qëndruar para Ministrisë së Arsimit, ndërsa pjesa tjetër përpara Kryeministrisë.
(Top Channel)
Vrasja në Memaliaj, në kërkim vëllezërit Nela: përplasje me armë mes dy grupeve për drogën
Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 30-vjeçarit Endri Goxhaj, e ndodhur mbrëmjen e së martës në Memaliaj, Tepelenë,...






