Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Protesta në të njejtën datë me samitin BE-Ballkani Perëndimor/ Noka: Do jetë tubimi më qytetar i parë ndonjëherë

15:25 28/11/2022
Reading Time: 5 min lexim

6 dhjetori është data e rradhës për protestën e opozitës. Kjo datë korrespondon edhe me samitin e BE-Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet në Tiranë.

Opozita ka njoftuar se protesta do te jetë paqësore dhe do të zhvillohet si gjithmonë në “Bulevardin Dëshmorët e Kombit”.

Në atë zonë është vednosur perimetri i sigurisë për shkak të samitit, por opozita deklaron se kjo gjë u ki ndalon ata.

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, deklaroi se vendi i protestës nuk do të ndryshojë pavarësisht se Policia ka deklaruar se nuk do lejohet në atë zone, pasi sipas Nokës do të jetë tubimi më qytetar i parë ndonjëherë në historinë e Shqipërisë.

Intervista e plotë për gazetën “Panorama”:

  1. Noka, Policia e Shtetit në komunikatën që ju ka sjellë juve ka deklaruar se nuk do lejohet protesta në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për shkak të sigurisë së disa prej drejtuesve të vendeve kryesore të BEsë dhe Ballkanit. A do ta ndryshoni vendin?

Jo, protesta do të zhvillohet aty ku organizohen gjithmonë. Miqtë nga Bashkimi Evropian do trajtohen si mysafirë.

Pse zgjodhët pikërisht datën 6 dhjetor për të protestuar. Pse nuk e lato në një ditë tjetër, dy ditë më vonë është edhe dita e rinisë?

Data 6 dhjetor, ka një domethënie të madhe për shqiptarët. Në Shqipëri për herë të parë zhvillohet një samit ndërkombëtar. Liderët evropianë zbarkojnë në Shqipëri. Kjo është një datë e rëndësishme. Sigurisht që në kushtet ku ndodhet Shqipëria ku po instalohet monizmi, ku papunësia, varfëria, janë ulur këmbëkryq në çdo sofër shqiptari, në kushtet kur vjedhja është bërë moto e qeverisjes së këtij vendi, në kushtet kur babëzia, qeveria përvëlon mbi gjithçka në këtë shtet, në kushtet kur shpopullimi është alarm dhe Shqipëria po kthehet në një tokë të shkretë.

Shqiptarët e lirë që jetojnë brenda këtij vendi kanë arsye dhe motiv për të protestuar. Për të mirëpritur liderët evropianë dhe në radhë të dytë, për t’u thënë që nuk ka demokraci. Në Shqipëri pluralizmi po vdes, në Shqipëri njeriu që përpiqet t’ju thotë ju mrekulli ka instaluar monizmin. Që në Shqipëri, shqiptarët ndihen më keq se nën pushtim nën regjimin e këtij Kryeministri.

Si do t’ia dëshmoni të gjitha këto që sapo thatë? Mbase ata as nuk do të kenë mundësi që t’ju shohin.

Ne nuk do protestojmë para tyre. Do protestojmë aty ku protestojmë gjithmonë. Një protestë e kulturuar, paqësore dhe qytetare. Siç dimë dhe kemi bërë ne protestat. E keni parë 7 korrikun dhe 12 nëntorin. Janë dy protestat më të mëdha në historinë e demokracisë. Janë edhe dy protestat më paqësore që ka pasur ky vend. Ne thjesht mblidhemi për t’u thënë liderëve evropianë se nuk mund të takoni dhe të mbështesni kreun e një regjimi, pasi ai nuk është demokratik.

Nuk mund t’i jepni suport një njeriu që u ka vënë bashkë me bandën e tij shkelmin në fyt shqiptarëve. Shqiptarët nuk kanë një Kryeministër, por kanë një sulltan. Nuk kanë një qeveri, por kanë një oborr. Këtë do u themi ndërkombëtarëve. Që Shqipëria është në këtë pikë. Do u themi që ne kemi detyrë që të luftojmë për të mbrojtur demokracinë dhe pluralizmin. Kemi detyrë të luftojmë për shqiptarët. Motiv më të madh se shqiptarët nuk ka askush për të protestuar. Motiv më të madh për të reaguar nuk ka kush tjetër shqiptarëve. Ne kemi për detyrë që t’i prijmë shqiptarët. Kjo është një betejë me armikun më të egër që ka pasur Shqipëria të ulur në atë karrige.

  1. Noka, ju si organizator, do mbani përgjegjësi që mos të ketë shfaqje të dhunshme, në një kohë që do ketë një vëmendje të veçantë nga mediat jo vetëm shqiptare?

Të gjitha këto lajme kanë një kuzhinë. Kanë kuzhinën e qeverisë.

Në fakt, kanë qenë edhe deputetët e djathtë që s’janë në grup me ju, që kanë qenë skeptikë.

E gjithë kjo propagandë përgatitet në kuzhinën e qeverisë, në kuzhinën e regjimit dhe përhapet. Partia Demokratike është parti e qendrës së djathtë, nuk është parti anarshiste. Më vjen keq për kolegët e mi që mundohen të vënë paralelizëm mes protestës së anarshistëve dhe protestës së një partie të djathtë që proteston për dinjitetin e vet, të qytetarëve të vetë. Për të mbrojtur lirinë dhe demokracinë e këtij vendi. Ne jemi garant të një proteste më civile, më paqësore dhe më qytetare që ka parë historia. I bëj thirrje kolegëve të mi që të mos hanë lugën e çorbës që gatuan qeveria në lidhej me protestën. Kombet e qytetëruara protestën e kanë në ADN-në e tyre. Evropianët e kanë protestën një nga shenjat e qytetërimit të tyre. Frikë nga protesta kanë vetëm ata që ndihen të robëruar.

  1. Noka, kolegët tuaj, pjesa tjetër që s’janë në grup me ju, ndonëse s’e artikulojnë në publik, në tryeza e thonë se kjo protestë po organizohet për t’u treguar ndërkombëtarëve se kush është kryetar i PD-së. A është e vërtetë kjo?

Se kush është në drejtim të PD-së, këtë e kanë vendosur demokratët shqiptarë. S’ka nevojë të tregojmë asgjë. Se kush ka popullin opozitar me vete, këtë e ka treguar historia dhe koha. Nuk ka nevojë ta themi më datë 6. Ne më datë 6 nuk mblidhemi për Partinë Demokratike. Ne mblidhemi për Shqipërinë që është në ditë të zezë. Mblidhemi për demokracinë që është në agoni. Mblidhemi për të mbrojtur pluralizmin që po asgjësohet. Mblidhemi për të refuzuar monizmin.

Shqiptarët e kanë vuajtur për 50 vite. Ne do t’ju bëjmë thirrje ndërkombëtarëve: “Ndaloni mbështetjen ndaj një regjimi. Ndaloni mbështetjen ndaj sulltanit”. Sulltani dhe oborri i tij janë e keqja e këtij vendi. Këto nuk kanë lidhje me zhvillimet e brendshme. Kolegët e dinë shumë mirë se kush është PD-ja. Kolegët e dinë shumë mirë se ku është pesha e rëndesës në këtë parti dhe ku është fuqia. Procedurat kurrë nuk janë peshë. Kurrë nuk janë substancë. Kush kërkon me procedurë e ka gabim.

Zhvillimet e brendshme në parti nuk janë çështje gjyqesh. Partia është anëtarësia është numri, është shpirti dhe forca e demokratëve. Ajo është partia, nuk është procedura. Nuk është Partia Demokratike ajo që emëron Edi Rama. E emërojnë demokratët, e zgjedhin demokratët. Kush punon në krah të kundërt i shërben Ramës. Kush po lufton në krahë të kundërt është i gjithi as më pak e as më shumë, vasal i Edi Ramës. Unë kam refuzuar të pranoj që ka kolegë tanët që janë vasal të Edi Ramës. Uroj që kjo të bëhet realitet dhe të mos vërtetohet e kundërta.

Të lidhura

Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër
Aktualitet

Fier, arrestohet një person për korrupsion zgjedhor

Policia ka zhvilluar një tjetër operacion në kuadër të hetimeve për krime zgjedhore, duke çuar në ndalimin e Pandeli Bozhës,...

08:24 12/05/2025
Horoskopi sot: 27 Prill 2025
Horoskopi

Horoskopi sot: 11 Maj 2025

Dashi Me Diellin dhe Merkurin që pushtojnë shenjën tuaj, kjo është një ditë me qartësi të shtuar dhe shkathtësi intelektuale....

08:16 12/05/2025
Para
Hakerat iranianë nuk ndalen, nxjerrin “sheshit” të dhënat e patentave të shqiptarëve

Hakerat iranianë nuk ndalen, nxjerrin "sheshit" të dhënat e patentave të shqiptarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër

Fier, arrestohet një person për korrupsion zgjedhor

08:24 12/05/2025
Horoskopi sot: 27 Prill 2025

Horoskopi sot: 11 Maj 2025

08:16 12/05/2025
Shqipëria voton/ Sot mbahen zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë

Exit-polli i parë, sa mandate ka fituar çdo parti në Shqipëri?

20:05 11/05/2025
Vota e diasporës/ 191.912 zarfe me fletë votimi të mbërritura deri në orën 19:00

Vota e diasporës/ 191.912 zarfe me fletë votimi të mbërritura deri në orën 19:00

19:56 11/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.