Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Protesta e PD-së, policia paralajmëron pasoja për bllokimin e rrugëve

10:46 23/12/2024
Reading Time: 2 min lexim
Protesta e opozitës/ Arrestohet 19-vjeçari, procedohen 4 të tjerë

Policia e Tiranës ka paralajmëruar organizatorët e protestës së thirrur nga opozita pasditen e sotme për pasojat ligjore në rast të bllokimit të akseve rrugore.

Sipas informacionit nga policia, PD ka kërkuar leje për zhvillimin e tubimeve nga ora 17:00 deri në 20:00 në disa akse kryesore të Tiranës, përfshirë Unazën e Vogël, rrethrrotullimin te Zogu i Zi, urën pranë xhamisë në Rrugën e Elbasanit, sheshin “Wilson” dhe nga Pallati me Shigjeta deri në Rrugën e Kavajës.

Policia thekson se bllokimi i rrugëve është një vepër penale sipas nenit 293 të Kodit Penal dhe çdo person që do të ndërmarrë veprime të tilla do të përballet me pasojat ligjore. Për të siguruar qarkullimin normal, janë marrë masa për devijimin e trafikut në rrugë alternative në rast bllokimi.

Njoftimi:

Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë paraqitur kërkesën për zhvillim të tubimeve, nga ora 17:00 deri në orën 20:00 të datës 23.12.2024, në disa akse rrugore kryesore në Tiranë, konkretisht: Unaza e vogël, rrethrrotullimi te Zogu i Zi, ura afër xhamisë në Rrugën e Elbasanit, sheshi “Wilson” dhe nga pallati me shigjeta drejt Rrugës së Kavajës.

Policia e Shtetit garanton të drejtën për tubim, të drejtat dhe liritë e pjesëmarrësve në tubime, por pa cenuar lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe të automjeteve. Në bazë dhe në zbatimit të ligjit “Për tubimet”, Policia e Shtetit ka ndërmarrë të gjitha masat për garantimin e rendit publik, zbatimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve dhe të pjesëmarrësve në tubime, si dhe mbrojtjen e pronave publike dhe private.

Nisur nga objekti i kërkesës së bërë për zhvillimin e tubimeve në disa akse rrugore në qytetin e Tiranës, Policia e Tiranës i ka kthyer përgjigje organizatorëve se merr përsipër garantimin e tubimeve që nuk bllokojnë lëvizjen e lirë të automjeteve dhe qytetarëve. Bllokimi i akseve rrugore është vepër penale e parashikuar nga neni 293 i Kodit Penal dhe cilido që do të ndërmarrë veprime për të bllokuar rrugët, do të përballet me pasojat që sjell shkelja e këtij neni.

Për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në akset rrugore të mësipërme, Policia e Shtetit ka ndërmarrë masa që në rast bllokimi, të devijojë qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative. Policia e Shtetit apelon dhe një herë për zbatim të ligjit dhe respektim të lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe automjeteve, gjatë orarit të tubimeve.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: masapoliciaProtesta e PD-së

Të tjera

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion
Aktualitet

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 9 protestues që qëndruan deri në orët e para të mëngjesit para Kryeministrisë, pas...

16:24 21/06/2026
Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det
Aktualitet

Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Durrës, ku një fëmijë 11-vjeçar dyshohet se është mbytur teksa...

11:51 21/06/2026
Para
56-vjeçari i shpallur në kërkim, gjetet i pajetë në Krujë

56-vjeçari i shpallur në kërkim, gjetet i pajetë në Krujë

Lajmet e fundit

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det

Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det

11:51 21/06/2026
“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English