Opozita sot zhvillon një protestë të re para Bashkisë së Tiranës, e cila pritet të fillojë në orën 11:00. Policia ka marrë masa për të siguruar rendin dhe ka njoftuar se do të bllokojë përkohësisht qarkullimin e automjeteve në bulevardin kryesor përreth zonës së protestës. Ky bllokim fillon nga ora 09:30 dhe do të zgjasë derisa të përfundojë tubimi. Policia këshillon qytetarët të përdorin rrugë alternative si Unaza e Madhe për të shmangur trafikun. Policia thekson rëndësinë e mbajtjes së protestës në mënyrë paqësore dhe kërkon nga organizatorët dhe pjesëmarrësit të ruajnë qetësinë dhe të shmangin dhunën.
Nga bankat e shkollës në Tiranë në luftën e Sirisë, rrëfimi tronditës i djalit shqiptar që u mor 8-vjeç në Xhihad: “Mami vendosi të iknim pranë babait”
Një nga historitë më të rënda të fëmijëve shqiptarë të përfshirë në luftën e Xhihadit është ajo e Abdit, i...








