Ditën e sotme maturantët në Shqipëri kanë protestuar para Ministrisë së Arsimit, duke u ankuar se provimi i Gjuhës dhe Letërsisë ishte i vështirë dhe i pakuptimtë.
Maturantët shprehen se pyetjet ishin absurde dhe nuk kishin të bënin aspak me lëndën apo me ato që kanë mësuar gjatë 3 viteve gjimnaz.
Por në protestë janë bashkuar shumë aktivistë të shoqërisë civile dhe studentë.
Në mbështetje të tyre kanë dalë gjithashtu mësues dhe pedagogë.
Nga rezistenca e tyre dhe sulmi me vëzë që i kanë bërë godinës së Ministrisë së Arsimit, maturantët u njoftuan se do të kishte një dalje në konferencë përballë tyre të drejtoreshës së Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA), Rezana Vrapi.
Nga ana tjetër maturantët kanë kundërshtuar përballjen me të, pasi kërkojnë shpjegim vetëm nga ministrja Besa Shahini.
Rezana Vrapi ka reaguar duke u shprehur se pretendimet e maturantëve nuk qëndrojnë.
Ajo ka thënë se pyetjet kanë qenë të gjitha konform teksteve dhe u janë përmbajtur atyre ndaj edhe nuk do ketë një rivlerësim të provimit duke hedhur kështu poshtë një nga kërkesat e maturantëve.
Vrapi u shpreh se nga ana e studentëve nuk ka patur as referim për një pyetje konkrete e cila nuk ndodhet në tekst por është folur në përgjithësi.
Rezana Vrapi:
Jam informuar me një reagim me një protestë të një grupi maturantësh, ata janë të interesuar nëse ka pyetje jashtë programit orientues dhe ne ju përgjigjegjemni se asnjë pyetje nuk ka qenë e tillë.
Asnjë nga pretendimet e tyre nuk qëndrojnë, nuk janë teste që bëhen brenda një nate por punohen nga grupespecialistësh që janë autoritete në fushën e tyre.
Një nga veçoritë e këtij procesi është niveli i vështirëxisë së testevbe, ne ndjekuim procedurat në metodologjinë tonë, sa pyetje janë dhe cilat janë kompetencat. Të gjitha këto pyetje janë të bazuara në program.
Ka një ekip që bën pyetjet dhe mban përgjegjësi për termat shkencor dhe strukturor.
Nëse ka pretendime për pyetje konkrete, se deri më tani nuk ka pasur konkretisht pretendime se kjo është jashtë programit.
Ne kemi sqaruar edhemë parë arsyet pse ndryshoi formati i testeve, që ishte vetëm përmes alternativave.
MSH e mori në konsideratë për të ruajtur shëndetin e njejrëzve, edhe për administratën që bën vlerësimin edhe për nxënësit.
Gjithashtu realizohen në kohë më të shkurtër. Pikërisht pse esenë nuk e vlerësonim me shkrim, bëmë pyetje me alternativë mbi këtë çështje.
Në përfundim të të gjithë procesit ne shikojmë shpërndarjen e pikëve, nëse vëmë re se kurba është”.
Pak minuta më parë kauzës së maturantëve i doli në mbrojtje edhe akademiku Artan Fuga, i cili u shpreh se maturantët në vendin tonë kanë të drejtë të revoltohen.