Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Protesta e beftë kap ‘mat’ Policinë: 100 efektivë mobilizohen në limit të kohës

19:35 22/05/2020
Reading Time: 2 min lexim

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka thirrur një protestë të paparalajmëruar pasditen e sotme.

Në njoftimin zyrtar, Aleanca shkruan se do të përpiqen që të ndalojnë fillimin e punimeve për të fshehur edhe provat nga ajo që ata quajnë ‘skenë krimi.’

Aktivisti Ervin Goci bëri me dije për “Gazetareforma.com” se shkak i protestës së befasishme të lajmëruar sot në Facebook është fakti se punonjësit e Bashkisë së Tiranës kanë rrethuar zonën ku dikur ndodhej godina e Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimental.

Sipas tij, ata po përpiqen të fillojnë ndërtimet për Teatrin e ri, duke e kthyer territorin në një ‘shesh ndërtimi’, prandaj kërkoi prezencë për ta parandaluar diçka të tillë.

LEXO: Njoftuan protestë ‘rrufe’ në Tiranë! Aleanca tubim sensibilizues në Durrës, ja detajet 

Protesta e beftë, duket se ka gjetur të papërgatitur edhe Policinë e Shtetit, e cila pas njoftimit ka marrë menjëherë masa për të siguruar rendin.

Tek zona e pedonales është bllokuar qarkullimi, ndërsa për të ruajtur rendin janë mobilizuar 100 policë nga 6 Komisariate.

Ditët e mëparshme leja pranë Policisë është marrë disa orë më parë, teksa për ditën e sotme nuk dihet ende nëse Aleanca ka kërkuar leje.

Më herët Aleanca ishte në qytetin e Durrësit, përpara Pallatit të Kulturës, ku ka ftuar qytetarët të firmosin peticionin që Teatri të bëhet sikur ishte, aty ku ishte, teksa mbështetje kanë edhe nga dega e Partisë Demokratike.

Mëngjesin e 17 majit me vendim të Këshillit Bashkiak të Tiranës, u shemb godina e Teatrit Kombëtar, vendim ky i pasur me dy protesta të njëpashnjëshme, të cilat është përdorur edhe dhuna policore ndaj qytetarëve.

Opozita ka mbështetur protestat dhe ka thënë se tashmë do të përkrah çdo tubim të qytetarëve, pasi sipas tyre është kaluar vija e kuqe.

Pas shembjes, kryebashkiaku Erion Veliaj kërkoi bashkëpunim me artistët, ndërsa kryeministri Edi Rama premton se godina e re do të jetë moderne dhe do plotësojë të gjithë kërkesat e aktorëve.

Sakaq, nuk kanë munguar edhe reagimet nga ndërkombëtarët.

BE iu bëri thirrje palëve të tregojnë kufizim dhe të shmangin përshkallëzimin e situatës, ndërsa amabasada britanike në Tiranë tha se dhuna minon demokracinë, edhe ambasadori gjerman është i të njëjtit mendim.

Ditën e mërkurë u zhvillua protesta e dytë pas shembjes së godinës, e thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe e mbështetur nga opozita.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!
Aktualitet

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

E rëndësishme për të mos u harruar: Oligarkët janë pjesë e sistemit që protesta po kundërshton! Kjo protestë është kundër...

16:00 18/06/2026
Para

Vijon SAGA e dorëheqjeve në Kadastrën e Vlorës: Bilbil Aliaj largohet pas 4 muajsh në detyrë

Lajmet e fundit

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English