Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Protesta e 20 shkurtit/ Partia e Lirisë iu bën thirrje qytetarëve që të bashkohen

14:08 18/02/2024
Reading Time: 3 min lexim

Data 20 shkurt do e gjejë opozitën në shesh, duke protestuar kundër qeverisë së Edi Ramës. Gjatë këtyre ditëve demokratët kanë zhvilluar një sërë takimesh me mbështetësit e tyre, duke i ftuar të marrin pjesë në këtë protestë.

Edhe partitë e tjera opozitare kanë reaguar dhe mbështetur protestën e nisur nga grupi i Rithemelimit, si partia e Mediut dhe e Metës.

Madje sot Partia e Lirisë përmes sekretarit të Përgjithshëm, Tedi Blushi, iu bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të marrin pjesë në tubimin e pasdites së të martës.

Ai tha se ky regjim ka vrarë shpresat dhe ëndrrat e shqiptarëve.

 

REAGIMI I BLUSHIT

Mesazh i Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, z.Tedi Blushi drejtuar të gjithë shqiptarëve për protestën kombëtare më 20 shkurt 2024: Koha të marrim në dorë fatet e vendit!

Të dashur qytetare dhe qytetarë,

Të dashur të rinj dhe të reja në mbarë vendin, që regjimi ju ka vrarë shpresat, ju ka djegur ëndrrat dhe të ardhmen, duke ju detyruar të rrezikoni edhe jetën për t’u larguar nga Shqipëria;

Të dashur pensionistë të harruar dhe të braktisur në vuajtje dhe mjerim, që keni kontribuar aq shumë për zhvillimin e vendit, por që sot nuk keni mundësi të blini ilaçet dhe të paguani faturat e dritave dhe të ujit, sepse 60% të pensionit e harxhoni vetëm për ushqime;

Të gjithë ju të përvuajtur nga regjimi më i korruptuar dhe më i inkriminuar në rajon dhe kontinent, që vuani sot më shumë se kurrë padrejtësitë;

Të gjitha ju biznesmenë që po falimentoni dhe mezi po mbijetoni për shkak të taksave të larta;

Të gjithë ju pronarë të ligjshëm që Edi Rama po ju shemb shtëpitë dhe po ju rrëmben tokat për t’ua dhënë oligarkëve klientë të tij;

Të gjithë ju bujq dhe fermerë, që “Ballkani i Hapur” ju kalbi produktet dhe ju shfarosi blegtorinë;

Të gjithë ju të papunë dhe invalidë që pushteti ju ka hequr ndihmën ekonomike dhe bonusin e qerasë;

Të dashur qëndrestarë dhe mbrojtës të lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor, ju simbole të guximit, kurajës, të shpresës dhe së ardhmes së Shqipërisë, që me revoltën tuaj frymëzoni shpresë në çdo kohë:

20 shkurti është dita që zëri juaj të dëgjohet më fort së asnjëherë më parë!

Kjo datë simbol i rrëzimit të tiranëve dhe tiranisë, i triumfit të demokracisë dhe shkundjes nga themelet të monizmit, është më shumë se kurrë dita simbol e dinjitetit tonë dhe e përballjes me të keqen, që e ka vjedhur dhe e ka shkatërruar Shqipërinë, si asnjë pushtues!

Është dita t’i dalim zot vetes, fateve dhe Atdheut!

Është dita e fuqisë së solidaritetit mbarëqytetar dhe përballjes me të keqen e personifikuar nga Edi Rama dhe Qeveria e tij e krimit dhe e korrupsionit!

Shqipëria është sot një narkoshtet, ku:

– Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë rrëmbyer nga mafia në pushtet;

– Ku sistemi i kontrollit dhe balancave nuk ekziston për shkak të kapjes së shtetit;

-Ku llogaridhënia është asgjësuar;

– Kuvendi siç e shikoni është rrëmbyer nga Qeveria dhe veprimtaria politike e përfaqësuesve të zgjedhur të opozitës në Kuvend dhe pushtet vendor është kufizuar me ligje të posaçme dhe përjashtime;

– Ku Opozita “emërohet” me vendime gjykatash dhe drejtuesit e saj realë arrestohen, izolohen, kërcënohen dhe shantazhohen;

– Ku drejtësia është kapur në mënyrë mafioze dhe funksionon me regji duke bërë goditje selektive sipas interesit politik të ditës së Kryeministrit dhe në shërbim të agjendave elektorale të tij.

Ndaj le ta bëjmë 20 shkurtin e dytë, ditën e shembjes nga themeli të këtij narkoregjimi!

Ditën e dinjitetit tonë, të guximit tonë, të trimërisë dhe idealeve tona, ditën e demokracisë dhe rikthimit të shpresës për Shqipërinë dhe shqiptarët. 20 shkurti është dita e betejës pa kthim! Është dita e vendimit të madh mbarëpopullor! “O Sot, o Kurrë” të bashkohemi për t’i dhënë atë që meriton Edi Ramës, që ka shpopulluar Shqipërinë dhe me korrupsionin ndërkombëtar po përpiqet të asgjësojë demokracinë dhe pluralizmin!

20 shkurti po vjen dhe të gjithë shqiptarët e lirë dhe të ndershëm do ta thonë më fort se kurrë fjalën e tyre! Partia e Lirisë ju fton të gjithëve të bashkohemi në 20 shkurt, në ora 17:30, në bulevardin para Kryeministrisë, në protestën kombëtare, për të marrë në dorë fatet tona dhe të së ardhmes së Shqipërisë!

Etiketa: Metaplprotesta e opozitestedi blushi

Të lidhura

Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari që vrau vajzën dhe fqinjin në Itali
Aktualitet

Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari që vrau vajzën dhe fqinjin në Itali

Gjykata e Krimeve të Rënda të Foggias dënoi me burgim të përjetshëm 47-vjeçarin shqiptar, Taulant Malaj, për vrasjen e vajzës...

22:06 27/06/2025
Zbulim historik në liqenin e Ohrit/ Vendbanimi më i vjetër në Europë gjendet në Shqipëri
Aktualitet

Zbulim historik në liqenin e Ohrit/ Vendbanimi më i vjetër në Europë gjendet në Shqipëri

Një zbulim i jashtëzakonshëm që pritet të ndikojë në rishkrimin e historisë arkeologjike të Europës është bërë në brigjet shqiptare...

18:57 27/06/2025
Para
Integrimi në BE/ Xhaferi takim me zyrtarin gjerman: Mbështetje e fuqishme për RMV-n

Integrimi në BE/ Xhaferi takim me zyrtarin gjerman: Mbështetje e fuqishme për RMV-n

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari që vrau vajzën dhe fqinjin në Itali

Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari që vrau vajzën dhe fqinjin në Itali

22:06 27/06/2025
Zbulim historik në liqenin e Ohrit/ Vendbanimi më i vjetër në Europë gjendet në Shqipëri

Zbulim historik në liqenin e Ohrit/ Vendbanimi më i vjetër në Europë gjendet në Shqipëri

18:57 27/06/2025
Elbasan/ Tentoi të vrasë 26-vjeçarin, arrestohet autori

Shpërthen bombola e gazit në Ishull Shëngjin, plagoset një grua

18:32 27/06/2025
Vatër e re e murtajës së bagëtive në Libohovë

Vatër e re e murtajës së bagëtive në Libohovë

18:22 27/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.