Protesta e 16 Shkurtit/ Florenc Hoxha mbetet në burg

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Florenc Hoxha ish-kreu i INUV, i cili u arrestua si i dyshuar për akte të dhunshme gjatë protestës së 16 Shkurtit në Tiranë do të mbetet në burg.

Gjykata e Tiranës ka vendosur që bashkë me Florenc Hoxhën, të  mbeten në burg Ferit Dankshi, Agim Peposhi, Ilir Hamendani dhe Sajmir Rexhepi.

Arrestimi i tyre u bë në bazë të pamjeve filmike të policisë si dhe ato të vendosura në Kryeministri, të cilat kanë fiksuar të gjithë veprimet e protestuesve.

Gjatë seancës gjyqësore të 19 Shkurtit, Hoxha deklaroi në sallën e gjyqit se do të vazhdojë rezistencën e tij deri sa kjo qeveri të largohet.

Mes tjerash, ish-kreu i Policisë Bashkiake hodhi akuza të forta ndaj FNSH-së për dhunën e ushtruar gjatë shoqërimit në prani të familjarëve dhe dy fëmijëve.

Gjithashtu Hoxha shkon më tej duke treguar se Policia e Shtetit ka kryer një veprim ekstrem pasi i ka vendosur armën në kokë vajzës së tij 12-vjeçare duke e terrorizuar të miturën.

 

Shpërndaje
Share.

Komento