Skip to content
Kryesore

Pronari i mobilerisë në Tiranë arrestohet për armëmbajtje në ambientet e punës

· 1 min lexim

Në Tiranë është arrestuar një 51-vjeçar pas një operacioni policor të koduar “Gun”, i zhvilluar nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6.

Hetimet e bazuara në informacionet inteligjente të policisë çuan në kapjen e shtetasit A.H., i cili mbahej armë zjarri pa leje në ambientet e subjektit të tij privat, një mobileri që ai administronte.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë sekuestruan një pistoletë me mulli.

Materialet procedurale u kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.