Prokuroria zbuti akuzën ndaj Rrajave, pala e dëmtuar kundërshton

0
27

Prokuroria e Tiranës ndryshoi akuzën ndaj “Rrajave” të arrestuar për dhunën barbare ndaj 2 anëtarëve të fisit Maja. Rrajat akuzohet tashmë për plagosje e lehtë me dashje, sipas riekspertimit mjekoligjor. Sipas Disja.al eksperti mjeko-ligjor Elton Serani, që më 24 korrik 2023 cilësoi si plagosje të lehtë rrahjen barbare të Jashar dhe Bilbil Maja në Fushë-Krujë nga fisi Rraja, është i njëjti mjek që ka bërë ekspertimin e dhunës ndaj Xhisiela Malokun, ngjarje për të cilën u dyshua si autor dhe më pas u dënua Rexhep Rraja.

Gjithashtu Elton Serani ekspertoi dhe kinezin Liangbin Chen, i cili ishte në kërkim nga autoritetet kineze për grabitje përmes mashtrimit të një shume parash. Falë ekspertimit të Seranit kinezi përfitoi ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest në burg në arrest shtëpie.

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj