Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për sulmin terrorist të Banjskës

13:54 11/09/2024
Reading Time: 2 min lexim

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Aktakuza u ngrit rreth një vit pas sulmit në Banjskë. Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ditën e sotme tha se akt akuza është ngritur ndaj 45 personave.

“Prokuroria Speciale ka punuar intensivisht duke zhvilluar hetime në këtë rast shumë kompleks. Pas grumbullimit të gjitha provave dhe analizimit të tyre, sot kemi ngritur aktakuzë kundër 45 të pandehurve. Për ta ngritur aktin na u është dashur të presim gjatë, ndoshta edhe një vit. Pranimi i rezultateve të ekzaminimeve që janë kryer jashtë vendit, ishte shkaku kryesor i vonimit të ngritjes së aktakuzës”, shtoi ai.

Në orët e para të 24 shtatorit të 2023-tës, në fshatin Banjskë të Zveçanit, policia kishte vërejtur se ishin vendosur dy kamionë me anë të cilëve ishte bllokuar rruga.

Gjatë ndërhyrjes së policisë, grupi kriminal serbë kishte shtënë në drejtim të Policisë së Kosovës, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, si dhe ishte plagosur zyrtari policor, Alban Rashiti.

Në këtë konferencë për media ka folur edhe Naim Abazi, prokurori i rastit të sulmit në Banjskë. Në fjalën e tij, Abazi ka treguar se kanë realizuar 65 intervista dhe analizuar 15 pajisje elektronike gjatë mbledhjes së provave për hartimin e aktakuzës për grupin që sulmoi policinë në Banjskë, e që udhëhiqej nga Milan Radoiçiq.

“Kemi realizuar 65 intervista, janë analizuar 150 pajisje elektronike, mbi 1 mijë armë, dhe kemi siguruar me qindra dokumente që përmbajnë prova kritike për këtë rast. Kemi hasur në disa sfida të bashkëpunimit. Megjithatë, përkushtimi ynë për ta ndriçuar këtë rast, ka qenë shtytësi kryesor ta tejaklojmë këtë sfidë. Aktakuza përfshin 45 persona me role të ndryshme brenda këtij grupi kriminal, duke filluar nga grumbullimi i grupit. Ndër të akuzuarit kryesor është Milan Radoiçiq që ka luajtur rol të rëndësishëm në koordinimin dhe veprimtarinë kriminale. Kemi bërë dhjetëra kërkesa në shtete të ndryshme ku kemi arritur të sigurojmë dëshmi të ndryshme. Këto kërkesa kanë qenë jetike për të siguruar burimet e financimit, për ngritjen e aktakuzës së fuqishme” – ka thënë ai.

Naim Abazi, prokurori i rastit të sulmit në Banjskë u shpreh se:

“Kemi sekuestruar prona, automjete të blinduara, llogari bankare, të cilat janë fituar nga aktivitete të paligjshme, janë konfiskuar mbi 1 mijë armë. Ky veprim ka për qëllim të parandalojë veprimin e këtyre aktiviteteve.

Fondet janë transferuar nëpërmjet rrjeteve duke përfshirë biznese të regjistruar në emër të personave të tretë. Gjurmimi ka kërkuar analizë të detajizuar. Nga kjo aktakuzë presim që të gjithë të mbahen përgjegjës, kjo nuk është vetëm betejë ligjore. Presim që ky rast të shërbejë paralajmërim për të gjithë ata që mendojnë ta shkelin ligjin e rrezikojnë sigurinë publike në Kosovë” – ka vazhduar prokurori Abazi

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: aktakuzearrestprokuroria speciale e kosovessulmvrasje

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para
Berisha 30 minuta në SPAK, ndërsa Malltezi thjesht 5 minuta

Berisha 30 minuta në SPAK, ndërsa Malltezi thjesht 5 minuta

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English